Ne moshen 3 vjecare do te mundohet te kopjoje veprimet tuaja. Ai do ti drejtohet lodrave te tij duke i folur ne te njejten menyre sic ju e beni me te. Eshte koha te modifikoni sjelljen tuaj ne perputhje me rrethanat, pa harruar te perdorni fjalor sa me te zgjedhur me femijen tuaj.
Ka shume mundesi qe tani ai te nderprese gjumin e mbasdites, pavaresisht se deri tani mund te mos i kete thene jo.
Sjellja
Femija juaj tani qesh kur degjon fraza te cilat ja perserisni shpesh dhe qe atij i duken qesharake. Ai do ta kaloje diten duke u munduar te jete si ju, t’ju kopjoje si silleni ne shtepi, kur flisni ne telefon etj. Ky eshte procesi i identifikimit, me ane te se cilit ai do te marre te gjitha shprehite tuaja te mira dhe te keqija duke i mbajtur ato deri ne momentin qe do te behet prind, per ti pasqyruar ato tek femijet e tij. Nese nuk doni qe mangesite tuaja te pasqyrohen edhe tek femijet tuaj, duhet te tregoheni te kujdesshem me sjelljen.
Femija juaj tani do te behet shume kurioz dhe do t’ju beje pyetje te shumta. Cfare eshte ajo? Nga cfare jane formuar rete? A do te mundem te shkoj ndonjehere ne hene? Ai tani do te dije gjithcka. Shpesh do te tregoje histori, ku do te nderthure realen me nje porcion te shendetshem te deshirave te tij. Ju nuk duhet ta kundershtoni duke i thene se kjo histori nuk eshte e vertete. Eshte pikerisht kjo menyre te shprehuri qe do ta beje te kuptoje realen nga irealja.
Rreth 1/5 e femijeve te kesaj moshe shpesh rrembehen nga zemerimi i castit. Tani ka nisur te formohet karakteri personal.
Zhvillimi njohes
-Frika imagjinare
Femija juaj mund te kete nje “monster” qe e torturon ne mendime. Shpesh kjo frike lind nga veprimet tuaja. Per te qetesuar kapriciot e femijes mund te jeni munduar “ti futni friken” duke permendur nje monster. Eshte koha te mos e beni me dhe ne vend te kesaj te perpiqeni ta qetesoni ne menyre tjeter. Ju mund te merrni psh nje drite me bateri dhe ta drejtoni drejt nje muri te dhomes apo perdes duke i thene: Largohu monster, ti nuk ekztiston vertet!
-Koha,mosha dhe numrat
Femija juaj tani do te kuptoje sensin e kohes, por gjithmone ne te shkuaren. Ai e di qe dita eshte e perbere nga mengjesi dhe darka, por nuk eshte ne gjendje te dalloje kur eshte konkretisht momenti. Rreth 2/3 e femijeve te kesaj moshe do te jene ne gjendje te numerojne deri ne 5 si dhe te numerojne 3 objekte ne menyre korrekte.
Te folurit
Tani femija juaj eshte i afte te kuptoje 60-80% te bisedes se te rriturve. Nese ne nje moment mund te degjoje nje fjale te keqe qe ju thoni per dike, ai me pafajesine femijenore mund te shkoje t’ja thote. Fjalite e tij tani jane te perbera nga 3-4 fjale te shqiptuara ne menyre korrekte nga ana gramatikore.
-Fjalori
Ai tani di rreth 800-1000 fjale dhe mund te beje me to fjali te sakta, te recitoje nje vjershe, te kendoje nje kenge si dhe ti pergjigjet komandave me dy veprime si psh: Merre lapsin dhe vizato nje rreth!
-Njohja e vetes dhe raporti me te tjeret
Tani ai eshte i afte te njohe kuptimin e fjaleve “mua”, “une”, dhe “e imja”. Nese ju i merrni dicka qe i perket, mund te perballeni me pergjigjen: kjo eshte e imja, e cila shpesh mund te thuhet ne menyre agresive. Femija juaj do te futet ne bisede me dike edhe pse mund te jete i huaj per te.
-Kujtesa
Femija juaj mund te mbaje mend dicka qe ka ndodhur 2-3 muajt e fundit dhe te tregoje cfare ka ndodhur. Gjithashtu ai do te jete ne gjendje t’ju korrigjoje nese nje histori te catuar nuk jeni duke e treguar ashtu sic ka ndodhur ne te vertete. Ai mund te kategorizoje nje mace apo nje qen si kafshe.
Argetimi
Femija juaj ne kete moshe i ka qejf tregimet, kenget dhe vjershat. Ai mund te fokusohet ne nje loder te caktuar per disa dite dhe me pas mos tregoje asnje interes per te. Disa nga lojerat e preferuara tani do te jene: rera, uji dhe ngjyrat. Mos harroni se ne kete faze te zhvillimit te femijes tuaj duhet te tregoheni racionale persa i perket televizorit. Edhe pse mund te jete me i qete duke pare kukullat apo nje program femijesh ju nuk mund ta lejoni ta beje kete gjithe diten. Atij tani do ti pelqeje te luaje me femijet e tjere, pavaresisht se mund te mos jete shume i disponueshem ti ndaje me ata lodrat.
Zhvillimi fizik
Ai do te jete ne gjendje te ngjite shkallet pa ndihmen tuaj,te ece per nje kohe me te gjate si dhe te ngase nje biciklete me te pakten 3 rrota.
-Te vizatuarit dhe te ndertuarit me kuba
Nese ju i jepni femijes nje laps, ai do te mund te viatoje dicka dhe t’ju thote cfare eshte ne rast se ja kerkoni, pa pretenduar qe vizatimi te jete perfekt. Ne kete moshe ai do te luaje mjaft mire me kuba dhe do te jete ne gjendje te formoje nje kulle me disa kate.
-Te ushqyerit dhe te veshurit
Femija juaj tani eshte i afte te perdore mjaft mire pirunin dhe lugen duke qene ne gjendje te veteushqehet. Persa i perket te veshurit ka dhe ai preferencat e tij dhe shpesh mund ta gjeni veten ne situata te veshtira, pasi nuk mund ta lejoni te veshe nje bluze te holle ne dimer apo nje pale cizme ne vere.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte, per shkak se ai mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj). Nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim qe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.
Materiale te ngjashme
Cfarë është “Ora e Artë”...
Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...
Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...
Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...
Bebi 4 muajsh
Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...
Bebi 24 Muajsh
Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu