Bebi 24 Muajsh

0 0

Bebi 24 muajsh

Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e tjera. Femija juaj ne kete faze do te jete duke zhvilluar vetedijen e tij.
Sjellja
Femija juaj do te filloje te sillet si i rritur, duke dashur te beje pyetje te ndryshme dhe duke e konsideruar veten ne qender te vemendjes. Ai mendon se bota rrotullohet rreth tij. Ai do të jetë i ashpër dhe posesiv për gjërat e tij dhe kundershtues për ate gjë që ai nuk dëshiron ta bëjë. Shpesh do te kete shperthime inati, te cilat do ta bejne te ndjehet here i inatosur dhe i merzitur, dhe here i gezuar. Te gjitha keto emocione do te perjetohen intensivisht brenda nje periudhe kohore mjaft te shkurter. Te pakten nje ne pese femije perjetojne te pakten nje shperthim te tille inati ne dite. Sjellja agresive eshte dicka qe do te perseritet dhe per kete nuk duhet te fajesojme televizionin, pasi ky reagim do te jete pjese e zhvillimit te tij dhe do te perfundoje ne momentin kur femija te jete me i pergatitur per te shprehur vetveten. Ju nuk duhet ti ktheni ne kembim nje sjellje agresive, psh:nqs ju kafshon nuk duhet t’ja ktheni kafshimin qe ta kuptoje se ajo gje dhemb, pasi eshte nje koncept te cilin ai nuk mund ta lidhe.
Rivaliteti
Nqs ju vendosni per nje shtatzani tjeter, atehere do te perballeni me nje inat shume te madh te femijes te pare, aq sa mund t’ju kerkoje qe ta ktheni beben serish ne spital. Ndjenja e xhelozise eshte dicka normale per nje femije I cili e konsideron veten sikur e kane zvendesuar. Mos prisni gje tjeter prej tij pervecse ta urreje beben e vogel. Ju nuk duhet ti lini te dy bashke ne te njejten dhome, pasi gjeja qe do te doje te beje femija 2 vjecar eshte ta torturoje “rivalin” e tij. Ai nuk eshte i djallezuar apo shpirtkeq eshte thjesht nje 2 vjecar zemra e te cilit momentalisht eshte e thyer.
Bashke me ndienjat e xhelozise, ju do te perballeni edhe me friken nga zhurmat si psh te zjarrfikeses apo dhe nga kafshet apo objektet e panjohura.
Zhvillimi njohes
-Ndergjegjesimi i vetes dhe te tjereve
Edhe pse femija do te kete vemendje me te paket, mendimet e tij do te jene me komplekse. Nqs do te ndjehet i sigurt ai do te kerkoje te zgjeroje lidhjet e tij sociale duke filluar te doje me shume femijet e tjere dhe te rriturit. Ai gjithashtu do te kuptoje se edhe pse ju mund te largoheni per momentin do te ktheheni serish. Edhe pse nuk do t’ju shikoje perreth femija juaj e di qe ju ekzistoni dhe se shpejt do te shkoni prane tij.
-Zgjedhjet dhe rutina
Femija juaj do ta kete te veshtire te vendose per dicka. Ai do te ndihet si i “paralizuar” duke menduar se cila do te jete alternativa me e mire per te zgjedhur. Ai do te jete shume i lidhur me rutinen e dites. Ai do te jete vetedijshem per rregullat dhe nese do ti ofroni dicka te demshme per te ai do te dije ti thote jo. Kur te arrije nje objektiv ai do te ndihet krenar per veten dhe do te perpiqet te beje gjera te tjera si psh te ngase nje biciklete me dy apo tre rrota. Por kjo nuk do te thote se ai nuk do te shpertheje ne ulerima nqs dicka nuk i shkon mire.
Imitimet
Femija juaj ka mesuar te imitoje, keshtu qe beni kujdes qe te jeni sa me te rregullt me sjelljen tuaj. Ai mund t’iu ndjeke neper dhome me nje fshese ne dore duke ju pare gjithe inat per letrat qe mund te gjeje ne toke. Tashme ai mund te mbaje mend gjera qe kane ndodhur para 2 apo 3 javesh.
Ecja, vrapi, kercimi dhe veshjet
Tashme femija juaj do te jete ne gjendje te vrapoje mire, te ngjite dhe te zbrese shkallet apo te kaperceje ndonjeren prej tyre. Ai do te jete ne gjendje te ngase nje biciklete me 3 rrota. Gjithmone e me shume do te kerkoje te vishet vete dhe do te doje te shfletoje ndonje faqe libri.
Lojerat
Loja me femijet e tjere
Gjithmone e me shume ai do te doje te luaje me femijet e tjere. Perdorimi i perbashket i lodrave eshte nje koncept te cilin femija juaj nuk mund ta pranoje, pasi ai ende nuk mund ta kete kaluar fazen e posedimit te gjerave personale. Zakonisht loja midis tyre mund te jete miqesore por ndonjehere mund te behet e ashper prandaj eshte me mire mos ia u ndani syte.
Lojerat imagjinare
Ai do te filloje te beje gjera te ndryshme me lodrat e tij si psh te mundohet ta ushqeje lodren e tij apo edhe ta godase ate. Mund te ndodhe qe ta degjoni ti jape urdhra kukullave dhe arushave te tij dhe te kenaqet nga kjo.
Te folurit
Fjalori
Ai do te filloje te kuptoje gjithmone e me shume fjalite e gjata gjithashtu dhe ju do te jeni me ne gjendje ta kuptoni kur flet. Ju akoma do te jeni perkthyesi i tij edhe pse fjalori i tij do te jete duke u zgjeruar. Ai do ti ndjeke me qejf tregimet e historive qe do ti tregoni dhe do te kenaqet duke i degjuar. Gjeja me e mire qe mund te filloje te thote eshte “e dua mamin”.

Lexoni edhe: Ja kur duhet te shqetesoheme ne lidhje me te folurin e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 30 Muajsh

Bebi 30 muajsh Kjo konsiderohet si mosha ku femija karakterizohet nga “negativizmi”. Edhe pse tingellon pak keq eshte dicka qe kalon pas moshes 3-vjecare. Sjellja Ne moshen 2-vjecare femija shpreh...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X