Bebi 18 muajsh

0 0

Bebi 18 muajsh

Ne kete moshe pavaresia e femijes merr nje kthese te rendesishme. Gjithmone e me shume zhvillohet kureshtja per gjerat qe e rrethojne dhe gjithmone e me shume do te kete “kriza” zemerimi te castit. Ju duhet ti merrni keto zemerime si pjese te zhvillimit te tij. Ai do te jete tani gjithashtu me i dashur dhe me i qeshur me njerezit qe takon.
Zhvillimi fizik
– Te ecurit
Bebi juaj ne kete moshe po persos gjithmone e me shume te ecuren dhe levizjen e kraveve. Tani ai eshte ne gjendje te ece duke mbajtur nje loder ne dore, te ulet dhe te ngrihet pa ndihmen tuaj si dhe mund te ngjitet ne nje kolltuk apo mobilje tjeter. Nese preferoni te beni nje shetitje ne kembe ajo nuk duhet te zgjase me shume se 20 minuta, pasi ai aq mund te ece pa u lodhur. Te preferuarat per te do te jene shetitjet me makine.
Nese ju duhet te ngjisni shkalle per te shkuar ne shtepine tuaj apo te nje te afermi duhet ta kapni nga dora pasi ai nuk mund ta beje kete pa ndihmen tuaj.
– Koordinimi sy-dore
Bebi juaj mund te ushqehet duke e mbajtur lugen vete dhe do te mundohet ta beje kete edhe me ju. Ai mund te vendose 3-6 tulla plastike mbi njera-tjetren pavaresisht se ato do te lekunden. Gjithashtu me nje cekic mund te vendose kunjat plastike brenda vrimave perkatese.
– Trajnimi per perdorimin e tualetit
Perpiquni qe ne momentin qe mendoni se femija juaj eshte duke urinuar ta vendosni ne uturak. Zakonisht pas ngrenies femijet kane levizje me te madhe te zorreve, prandaj ju mund ta vendosni ate ne uturak ne kete moment.
Te folurit
– Fjalori
Fjalori i tij varion nga 5-20 fjale te cilat deri ne moshen 2-vjecare do te kene shkuar rreth 200. Kryesisht ai do te dije fjalet si: qen, makine, leng etj.
Nese e degjoni tek ju perserit vazhdimisht emrin e nje sendi do te thote se do t’ju ishte shume mirenjohes ne se do t’ja jepnit. Ai do te jete ne gjendje te kuptoje komanda te thjeshta si: “eja te hame nje akullore” ose “duhet te shkojme te fleme”. Fjalet si: ne, mbi, une tani per te tani jane duke marre kuptim.
Ai mund te tregoje mjaft mire pjeset e trupit, por nese ja kerkoni ta beje kete perpara miqve ka shume mundesi te stepet ose ti tregoje ato ne menyre te paqarte.
Femijet e kesaj moshe kane tendence te perdorin me teper fjalet si: “me shume” dhe “mbaroi”.
Zhvillimi njohes
Femijes tuaj tani do ti pelqeje gjithmone e me shume te mos ulet ne ndenjesen e makines ndersa jeni duke udhetuar apo duke bere nje shetitje. Nese do te doje te marre dicka do te ngule kembe derisa te arrije ate qe do.
– Vetja e tij
Femija juaj tani po kupton se askush nuk eshte me i rendesishem se vetja e tij. Kjo do te behet problem per ju nese nuk do ti kushtoni vemendjen qe kerkon. Mos u shqetesoni eshte pjese e zhvillimit te tij.
– Kujtesa
Kujtesa e tij po zhvillohet gjithmone e me shume dhe kete do ta kuptoni nese e pyesni per dicka qe ka ndodhur 24-36 ore me pare.
Sjellja
Ajo c’ka nuk do t’ju pelqeje ne kete periudhe te zhvillimit te tij eshte kokefortesia e papritur. Psh: nese ju i kerkoni te vije drejt jush ai do te shkoje ne drejtim tjeter duke refuzuar te beje ate qe thoni ju. Ne disa raste mund te kete nje arsye pse femija po e ben kete, psh: deshiron te shkoje ne drejtimin qe do ai sepse do te marre dicka, por ne disa raste e ben kete sepse po meson se mund te beje ate qe do.
– Zemerimi i castit
Zemerimi i castit do te filloje papritur qofte edhe per nje ngajrje te parendesishme. Psh: ju mund te jeni duke pritur autobusin dhe ai deshiron te qendroje tek vendi ku do te ndaloje dhe nese perpiqeni ta largoni qe atje atehere ka shume mundesi qe femija juaj te filloje te bertase, te shtrihet ne toke duke perplasur kembet. E vetmja gje qe mund te beni ne ato moment eshte te skuqeni edhe ju nga inati.
Ka shume libra qe jane shkruar rreth menyres se menaxhimit te ketyre zemerimeve, por me kryesorja eshte qe nuk duhet te harroni asnjehere se ju jeni nje person i rritur ndersa ai eshte vetem nje femije 1 vjec e gjysem. Me ane te zemerimeve te castit femija juaj nuk po tregon se eshte duke u bere nje person i keq, thjesht ne ate moment mund te ndihet i frustuar, i lodhur, i uritur ose thjesht do te largohet nga ai vend.
Nese ai eshte duke keruar dicka qe nuk duhet dhe ju ja shpjegoni se nuk duhet ta beje ose ta kerkoje kete sepse eshte e gabuar, atehere ka shume mundesi qe te mos perfshihet nga zemerimi. Por ta beni kete ndersa po ben kapricio ne supermarket apo ne rruge per ju do te jete e veshtire te tregoheni te matura.
Argetimi
Atij tani do ti pelqeje te eksploroje gjerat. Psh: do ti pelqeje te hape pakon e miellit, te makaronave, kutine e CD-ve etj. Ai do te doje te ushqeje arushet e tij ne te njejten menyre sic ju e beni me te.
– Marredhenia me femijet e tjere
Ndersa eshte nen shoqerine e femijeve te tjere ai ka shume mundesi te beje ate qe quhet “loje paralele”. “Loja paralele” nenkupton te luash si ata, por jo me ata. Ai do te futet ne loje te perbashket me ta pasi ti kete takuar disa here.
Femijes tuaj do ti pelqeje te qendroje nen shoqerine e femijeve te tjere, por nuk do te dije cfare te beje me ta. Ndonjehere, nderveprimet nuk do te jene pozitive, ku mund te perballeni me situata zenkash midis tyre. Shpesh keto zenka vijne si pasoje e marrjes se nje objekti te dashur nga femija tjeter. Ka femije qe keto zenka i perfundojne me kafshime apo shtyrje te femijes tjeter.
Ju duhet ti shpjegoni ne menyre te qete femijes tuaj se nuk duhet te kafshoje, shtyje apo godase femijet e tjere, qofte edhe nese i kane marre lodren e preferuar.
Femijes tuaj ne kete moshe do ti pelqeje ti tregoni libra me figura, ti ngjyrosni dicka, ti kendoni nje kenge ose te beni nje loje fantazie me te.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte,per shkak se mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake (trinjake etj). Nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim qe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.

Leoni dhe: A duhet të shqetësohemi nëse fëmija 18 mujash ende nuk flet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 24 Muajsh

Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X