Bebi 30 Muajsh

0 0

Bebi 30 muajsh

Kjo konsiderohet si mosha ku femija karakterizohet nga “negativizmi”. Edhe pse tingellon pak keq eshte dicka qe kalon pas moshes 3-vjecare.
Sjellja
Ne moshen 2-vjecare femija shpreh rezistence dhe kundershtim, ndersa tani ai shpreh qendrim me te eger ne situate te caktuara.
Atij i pelqen te ndjeke rrugen e tij dhe nese ju e nderprisni do te perballeni me nje zemerim te eger. Ndonjehere femija juaj nuk e di se cfare eshte duke bere por perseri kundershton te beje ate qe i thoni ju. Ne kete faze ju duhet ti beni oferta per te hequr dore nga kokefortesia e tij. Ne vend qe te mundoheni ta bindni me force, i ofroni nje shetitje ne park.
Eshte e veshtire te kenaqet edhe pse ju po jepni maksimumin. Ndonjehere ju duket se kjo “lufte” mes jush do te zgjase pergjithmone. Femija juaj tani eshte duke vendosur si te jetoje jeten e tij edhe pse per ju eshte para kohe.
Mos mendoni se femija juaj eshte nje manipulues i vogel, eshte thjesht nje vogelush qe kerkon me shume kujdes ne kete periudhe te zhvillimit. Kerkon me shume kujdes nga ju qe ti mesoni si te vishet vete, te ushqehet vete apo te laje dhembet vete. Kini durim nuk eshte dicka qe zgjat pergjithmone.
– Gjumi
Edhe pse deri tani mund te kete fjetur pa problem sapo e keni vendosur ne shtrat, tani mund te kerkoje ti tregoni nje perralle apo ti jepni nje pellush per ta perqafuar.
– Imitimi
Femija juaj do t’ju imitoje ndersa beni punet dhe shpesh do te levize objektet nga vendi i tyre per ti vendosur diku tjeter. Pavaresisht se kjo per ju do te jete dicka qe do tju bezdise per te eshte menyre argetimi dhe pjese e zhvillimit te tij.
Zhvillimi njohes
– Kuptimi i gjerave
Femija tani fillon te kuptoje lidhjen shkak-pasoje. Tani ai e di se nese do te marre nje thike ne dore ka shume mundesi te prese gishtat.
Ai do te filloje te mesoje kuptimin e krahasimit te gjerave, pavaresisht se shpesh nuk do te kete shume kuptim ajo qe do te thote.
– Koha
Ai mund te kuptoje disa momente kohore, si psh: “do te shkojme ne park pasi te kemi mbaruar se ngreni darke”. Por kjo nuk do te thote se ai do te bindet dhe nuk do tju kundershtoje per te shkuar ne moment.
– Vetedija
Ka shume mundesi qe gjate nates te kete ankthe sepse mendon se duke qene se ju i thate “naten e mire”, do te largoheni per ta lene vete. Kjo ndodh per shkak se ai tani fillon te kuptoje se nuk eshte person “i pandashem” nga ju, dhe kjo per te eshte dicka e paimagjinueshme.
Argetimi
Femija juaj tani eshte ne gjendje te perfundoje nje puzzle me 3-4 pjese te medha prej druri. Ai fillon te kuptoje dallimin midis reales dhe jo reales. Loja e preferuar per te do te jene kafshet dhe lodrat.
Zhvillimi fizik
Ai mund te vendose deri ne 8 tulla mbi njera-tjetren dhe nese i jepni nje laps mund te vizatoje vija horizontale ose vertikale.
Ka shume mundesi qe ne kete moshe te doje te shkoje vete ne tualet.
Te folurit
Femijet e kesaj moshe fillojne te formojne fjalite e para edhe pse do te jene te perbera vetem nga nje subjekt, folje dhe objekt. Ata mund ti drejtohen vetes se tyre me “une” si dhe mund te thone te plote emrin e tyre. Nese i tregoni dicka per te qeshur ne lidhje me nje femije tjeter femija do te qeshe.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte,per shkak se mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake (trinjake etj). Nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim qe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 36 Muaj

Ne moshen 3 vjecare do te mundohet te kopjoje veprimet tuaja. Ai do ti drejtohet lodrave te tij duke i folur ne te njejten menyre sic ju e beni me...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X