Bebi 6 muajsh

0 0

Nga muaji i 6 bebi fillon te zoteroje trupin e tij. Tani ai mund te rrije ulur, si dhe eshte ne gjendje te fiksoje nje objekt me gjate se me perpara.
Disa foshnja(por jo te gjitha) fillojne te bejne nje gjume me te qete naten, duke u zgjuar me rralle se zakonisht.

Sjellja e bebit 6 muajsh
Tani ju duket se dashuria e bebit tuaj per ju eshte shume e madhe. Ai vertet ju buzeqesh te gjitheve, por per ju ruan buzeqeshjen me te bukur dhe kete ju jeni ne gjendje ta dalloni fort mire. Bebi juaj do te kerkoje me perzemrsi nga ju gjirin ose biberonin, duke ju ndjekur me sy dhe shpesh duke u fokusuar ne fytyren tuaj me shume dashuri. Nese ju e beni per te qeshur do te shikoni se do te perplase kembet nga gezimi per te treguar sa mire ndihet ne ato momente.
Ndjenja me e bukur per ju do te jete kur femija juaj do te zgjate duart drejt jush qe ta merrni ne krahe. Tani bebi juaj do te filloje te tregoje ndjenjen e frikes dhe te zemerimit. Ju do te jeni ne gjendje te kuptoni nese nje ushqim i pelqen ose jo. Ai do te filloje te behet me pak/shume i shoqerueshem me bebet e tjera.
Bebi 6 muajsh, zhvillimi fizik
Syte dhe duart po e persosin me shpejtesi funksionin e tyre. Nese e vendosni beben tuaj para nje pasqyre do te vereni se do te fiksohet duke pare imazhin e tij ne pasqyre si nje objekt te cilin do te mundohet ta kape. C’do objekt qe kap me dore do ta fute ne goje dhe do ta eksploroje me buze dhe gjuhe.
Bebi tani do te kete gishta me te shkathet, duke qene ne gjendje te perplase sende qe mund ti kete ne dore. Ai do te jete ne gjendje te kthehet nga pozicioni barkas ne ate me kurriz dhe anasjelltas, ose do te jete ne gjendje te vere ne levizje gjunjet dhe parakrahet per tu zvarritur.
Disa femije nese i kane te zhvilluara tonet e muskujve, mund te qendrojne per pak kohe te mbeshtetur neper mobilje. Ju mund ta ulni ne dysheme duke i vendosur jasteke anash, me qellim qe edhe nese e humb ekuilibrin koka mos perplaset ne pllaka apo parket.
Foshnja 6 muajsh, zhvillimi njohes
Ai tani do te jete ne gjendje te kuptoje se objektet ekzistojne edhe nese nuk arrin ti shikoje. Nese ju vazhdimisht luani apo i tregoni gjera femijes tuaj, atehere ai do te filloje te kuptoje konceptin: “nese bej kete do te ndodhe kjo”! Duke kaluar sendet nga njera dore ne tjetren do te mesoje se trupi ka dy pjese qe i sherbejne njera-tjetres. Kjo do te jete rruga e duhur qe do te coje me vone ne perceptimin e drejte te konceptit shkak-pasoje.
Te folurit
Nese deri tani i jeni drejtuar me emra perkedheles eshte momenti te mos e beni me, pasi tek femija juaj mund te krijohet konfuzion dhe te mendoje se fjala specifike me te cilen ju e perkedhelni, eshte emri I tij. Edhe pse deshira e madhe eshte ta degjoni te thote”mama”, ”baba” per momentin duhet te mjaftoheni vetem me disa gugatje. Sa here te degjoje zera bebi do te ktheje koken, duke qene gjithashtu ne gjendje te dalloje edhe emocionet e tonit te zerit tuaj. Nese jeni familje ku tonet e zerit jane te larta duhet te filloni te mesoni te kontrolloheni. Zeri i larte mund te acaroje foshnjen duke e bere shpesh te qaje. Ju duhet ti falni gezim dhe per kete duhet te perdorni nje ze te kendshem qe femija juaj te ndihet mire.
Shikimi dhe degjimi
Bebi juaj eshte ne gjendje te dalloje nje melodi ose te dalloje kur i drejtoheni atij ne emer. GJithashtu nese shikon qe nje loder ben nje muzike qe i pelqen do te doje ta preke dhe ta marre ne dore.
Foshnja juaj do te jete ne gjendje te shikoje objektet e vogla nga 15 cm deri ne 6 m largesi. Zakonisht femijet e vegjel i terheqin ngjyrat e ndezura si e kuqja dhe e verdha, por nese objeketet ndodhen larg, edhe pse mund te kene nje nga ngjyrat e siperpermendura, shikimi i tij nuk do te fokusohet atje per nje kohe te gjate.
Argetimi
Nje loje argetuese per beben tuaj do te konsiderohet zhurma qe vjen nga trokitja e objekteve me njera-tjetren. Ate tani mund te fillojne ta terheqin materiale te reja lodrash, si psh:pellushat dhe sende te tjera te buta. Gjithashtu per te nje loje tjeter e preferuar mund te behet te zvarriteni bashke ne toke, kjo ndoshta sepse ne syte e tij ju ben te dukeni qesharake. Ju ndersa luani mund t’ja shpjegoni se cfare jeni duke bere, psh:mund ti thoni: ”tani do te luajme lojen e topit, ku une do ta hedh ate drejt teje dhe ti do ta hedhesh drejt meje”. Nderkohe argetuese per femijen tuaj eshte hedhja e sendeve/lodrave ku ju me pas do te shkoni ti merrni per t’ja sjelle serish.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte, per shkak se ai mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj). Por, nje pakice e foshnjave kane vonesa ne zhvillim qe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.

Lexo dhe:Si ta inkurajoj bebin 6 muajsh të hajë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 24 Muajsh

Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X