Horoskopi Ditor

Dashi

Ndonjëherë ekziston një nevojë shumë e fortë për të krijuar kufij të fortë në marrëdhënie, dhe ju jeni të vetëdijshëm për këtë. E keni shumë të qartë se sa e rëndësishme është kjo në partneritetin tuaj aktual. Nëse i dashuri juaj ka kapërcyer kufirin për gjëra që janë të papranueshme për ju, atëherë e keni ju në dorë që të përsërisni se çfarë falni dhe çfarë jo.

Mos u mundoni t’i vendosni bashkëpunëtorët tuaj dhe vartësit brenda një kuadrati që ju dëshironi ta krijoni për ta. Ju dëshironi që ata të sillen në një mënyrë të caktuar, që është e përshtatshme për ju. Fatkeqësisht dëshira juaj nuk është puna e tyre. Lëreni kontrollin dhe gjykimin.

Demi

Sot do të bëheni seriozë për mënyrën se si argëtohen. Ju mund të ndjeheni në një gjendje shirtërore jo të mirë, për shkak se jeni lodhur duke takuar njerëz që për pesë minutat e para duken mirë dhe më pas humori i tyre bie përtokë. Tani ju dëshironi që gjërat të ndryshojnë, kështu që duhet të punoni për gjetjen e atyre njerëzve që plotësojnë kërkesat tuaja specifike.

Gjatë gjithë ditës, do të ndjeheni sikur po notoni në ujëra të panjohura. Nuk jeni të sigurt se ku jeni dhe ku po shkoni. Mos u shqetësoni pasi nuk keni përse ta dini këtë tani. Vetëm besoni se këto ujëra janë të sigurta për ju.

Binjaket

Partneri juaj mund të mendojë se po bëni shaka, si zakonisht, por kësaj radhe jeni mjaft seriozë. Ju jeni të vendosur që të paktën njëherë të mbani fjalën e dhënë për diçka. Ja vlen të vazhdoni edhe nëse partneri juaj po bëhet histerik. Në fud ai do ta marrë mesazhin dhe do të mahnitet nga guximi juaj.

Do i bëni një përshtypje shumë pozitive dikujt sot, dhe kjo përshtypje do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur tani se çfarë do të vijë nga ndërveprimi i rëndësishëm i sotëm, por duhet të keni besim se gjithçka do të jetë në favorin tuaj.

Gaforrja

Ju mund të dëshironi të mendoni dy herë para se të filloni një të veproni sipas një mënyre të caktuar. Nëse e gjeni veten duke ecur nëpër një rrugë që tashmë e njihni, atëherë ndaloni dhe pyesni veten nëse e gjitha kjo ja vlen. Sigurisht që gjërat mund të jenë ndryshe kësaj here, por është e njëjta pamje e vjetër që po shfaqet, dhe do të ishit më të zgjuar nëse ktheheni pas dhe zgjidhni një rrugë tjetër.

Në punë jeni në ankth për diçka. Ju jeni duke pritur që të vijë pushimi juaj i madh. Por kjo nuk është koha për të bërë pushim. Ju jeni pothuajse në këtë fazë, por nuk e keni arritur ende. Thjesht jini pak më të durueshëm dhe gjithçka do të funksionojë mirë.

Luani

Nëse miqtë dhe partneri juaj duken pa humor, mos e merrni seriozisht. Ata aktualisht janë duke kërkuar thellë brenda vetes për të gjetur përgjigjet e disa pyetjeve gjithëpërfshirëse. Ata nuk kanë nevojë t’i kujtoni për asgjë, dhe më së paku për praninë tuaj. Në këto momente ata thjesht duan paqe dhe pasi ta kenë gjetur atë që kërkojnë do të kthehen tek ju.

Imagjinata juaj po rritet, prandaj përdoreni këtë në avantazhin tuaj në punë. Bëjuni përshtypje njerëzve se sa mirë mund ta zgjidhni një problem duke përdorur mjete artistike dhe krijuese, në vend që t’i bëni gjërat saktësisht siç janë të shkruara nëpër libra. Jepni një prezantim shumëngjyrësh të ideve tuaja.

Virgjeresha

Mund të prisni që të shihni disa skena shumë të pazakonta sot. Dikush që e kishit cilësuar si “takimin më të nxehtë të muajit”, papritur bëhet shumë i ftohtë me ju dhe nuk e keni idenë se çfarë e ka shkaktuar këtë ndryshim të papritur. Është e nevojshme të flisni për të shkaur deri në fund të situatës, në mënyrë që në fund të fundit, përmes të kuptuarit të jepni një zgjidhje. Bëni një shëtitje së bashku.

Pjesa më e madhe e konfuzionit tuaj në punë buron nga emocionet e vështira dhe konfliktuale. “Cilat emocione?” ju mund të pyesni. Këto janë ato që ju keni mbledhur brenda jush dhe i keni mohuar për kaq shumë kohë. Merruni me këto ndjenja dhe qartësia do të vijë.

Peshorja

Konfigurimi astral do të krijojë disa pyetje interesante dhe do të provokojë disa përgjigje serioze në marrëdhënien tuaj. Nuk ka dyshim për intensitetin pasionant të marrëdhënies tuaj, por ka edhe një ose dy probleme që duhet të zgjidhen. Ju jeni përpjekur ta shmangni këtë pasi ajo do të sjellë ndryshim. Por mos e bëni më këtë, pasi thjesht lumturia juaj do të bëhet më e madhe. Ia vlen që tani të jeni të sinqertë.

Ju jeni në gjendje t’i kuptoni gjërat ashtu siç askush nuk mundet në vendin tuaj të punës. Jeni shumë të vetëdijshëm për dinamikën midis njerëzve dhe brenda njerëzve në vendin e punës. Kjo mund të jetë e dobishme, por vetëm nëse nuk lejoni që drama e tyre të bëhet drama juaj.

Akrepi

Partneri juaj mund “t’ju kërkojë universin”, por nuk jep asnjë zgjidhje për sa i përket shqetësimeve tuaja. Ju mund të duhet të filloni të shihni më thellë tek gjërat që vërtet dëshironi se sa në gjërat që ju duhen. Këto të dyja janë shumë të ndryshme. Ju duhet kohë për të folur rreth kësaj. Lumturia juaj është e rëndësishme.

Bisedat e ngatërruara dhe zënkat me njerëzit do të jenë të zakonshme gjatë gjithë ditës. Nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëni për të shmangur këtë, kështu që bëni më të mriën që të mundeni për të mos u bërë gjykues për të tjerët. Askush nuk është fajtor.

Shigjetari

Nëse jeni në një gjendje shpirtërore kërkuese, mund të ndjeni nevojën për të takuar disa pretendentë potencialë. Mund të jeni më mirë nëse shkoni në vende ku mund të bëni aktivitete më serioze, si psh të bëni një diskutim, të luani shah, të merrni pjesë nënjë festë etj. Vendet ku mund të shkoni në gjendjen tuaj të zakonshme nuk do t’ju sjellin shumë fat.

Do të zhgënjeheni shumë me njerëzit që po merren me gjëra koti ndërkohë që ju jeni duke punuar jashtëzakonisht shumë. Dembelizmi i tyre dhe pakujdesia po fillon që t’ju nervozojë. Përqendrohuni tek vetja juaj dhe mos u shqetësoni për të tjerët.

Bricjapi

Nëse ndjeni se ekziston një lloj pengese për të shprehur ndjenjat tuaja të vërteta për dikë, atëherë mund t’ju duhet ta shqyrtoni edhe pak këtë ide. Mund të keni mundësinë për të kapërcyer disa frikëra të caktuara, por të mendosh për disa gjëra nuk është njëlloj si t’i bësh ato. Merrni një hap të guximshëm dhe vazhdoni më tej.

Dikush do t’ju akuzojë ose t’ju sulmojë emocionalisht në një farë mënyre. Për të ruajtur paqen, ju mund të vendosni të kërkoni pafajësinë ose të largoheni krejtësisht nga situata. Asnjë nga këto qasje nuk ofron ndonjë zgjidhje afatgjatë. Qëndroni në thelb të çështjes.

Ujori

Ju nuk e pëlqeni ftohtësinë dhe distancën në çfarëdo forme të jetë ajo. Në fakt, personaliteti juaj i ngrohtë dhe rrezatues ka tendencë të tregojë pakënaqësitë në formën e zemërimit të zjarrtë. Ekziston një tregues i fortë se dikush i veçantë po ju tregohet shumë i ftohtë dhe nuk e dini përse ndodh kjo. Nëse e gjeni mundësinë, atëherë të dy duhet të filloni të flisni.

Ju jeni në një pozitë të shkëlqyeshme për të bërë një lëvizje të madhe në vendin e punës. Nëse jeni të lodhur nga puna në të cilën jeni aktualisht, atëherë lereni sepse diçka më e mirë po ju pret. Kini besim se universi do t’ju mbështesë tani.

Peshqit

Ju mund të kuptoni se marrëdhënies tuaj i mungon diçka. Nuk është se ka qenë gjthmonë kështu, por kohët e fundit ju keni filluar të ndjeni se një pjesë e pasionit mungon. Ju gjithashtu mund të jeni të frikësuar për të kuptuar më shumë këtë dhe arsyet pse po ndodh. Kjo është e kuptueshme, por në fillimin e një diskutimi, ju gjithashtu mund të merrni përgjigjen që bën një ndryshim të vërtetë.

Do të irritoheni mjaft nga mungesa e veprimeve në vendin e punës. Ju jeni duke pritur që të bëhet një veprim i guximshëm, por ai kurrë nuk do të bëhet. Qëndroni dhe tregohuni të durueshëm. Tani nuk është koha për të dorëzuar armën në asnjë mënyrë. Së pari keni nevojë për më shumë informacion.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X