Horoskopi Ditor

Dashi

Nëse mendoni se dikush ka luajtur me ndjenjat tuaja, mund të keni të drejtë. Konfigurimi planetar tregon se intuita juaj është e saktë në një kuptim, por jo në një tjetër. Mund të ketë filluar si lojë, por që atëherë është bërë një çështje më serioze për personin në fjalë, dhe po kështu edhe për ju ju. Papritur ky person nuk është më duke luajtur.

Pavarësisht nëse jeni në punë apo jo, ju me sa duket nuk e çlodhni dot mendjen. Stresi për punën mund të bëjë që ju të dëshironi një ndryshim të madh në atë që bëni ose me kë e bëni. Kjo është gjë e mirë. Ju jeni në një pikë kthese.

Demi

Energjia që rrezaton nga planetet e bën këtë një ditë kur gjithçka ecën siç duhet, për sa kohë që ju e bëni të qeshë partnerin tuaj. Kjo është mënyra e vetme që ai të reagojë dhe kjo është shenjë se ju do ta shihni sërish njëri-tjetrin. Nëse ju e bëni partnerin të qeshë për pjesën më të madhe të ditës, do të fitoni.

Pavarësisht nëse jeni në punë apo jo, ju keni ndjesinë sikur jeni larguar nga njerëzit me të cilët po punoni. Mos u shqetëso për këtë, thjesht ji vetvetja. Nëse shqetësoheni për këtë ndjesi sot do t’i përkeqësoni më shumë gjërat nesër.

Binjaket

Nëse sapo i keni mërzitur të dashurit tuaj për shkak të komenteve të vazhdueshme mbi kuptimin e jetës dhe universit, atëherë energjia e sotme planetare tregon se kjo është koha e duhur që ju të shkëlqeni. Madje shumë. I dashuri juaj mund t’ju dashurojë vetëm kur zbaviteni por gjithashtu ai do të argëtohet me ju.

Zërat po kalojnë nëpër kokën tuaj si ripërsëritje. Këto zëra po ju inkurajojnë të bëni më shumë dhe të përpiqeni të arrini potencialin tuaj të plotë. Tani është koha e duhur për të bërë një plan në mënyrë që të nxisni veten tuaj për më tej. Zbatojeni këtë plan që në fillim të javës.

Gaforrja

Rreshtimi planetar i ditës mund të sjellë një frymë të re nëjetën tuaj romantike. Nëse të dy keni qëndruar në shtëpi, duke bërë të njëjtat gjëra të vjetra natë pas nate, atëherë mbase duhet të shkoni diku dhe të argëtoheni vërtet. Marrëdhënia nuk do të forcohet nëse e lini të vjetërohet, kështu që bëjeni atë të shkëlqejë.

Mos harroni se për çfarë jeni duke punuar – për familjen tuaj, shtëpinë tuaj dhe sigurinë tuaj. Sido që të jenë arsyet, shijoni këto pjesë të jetës suaj në vend që të lodheni nga stresi dhe shqetësimet që puna juaj ju sjell në mendje.

Luani

Edhe pse keni një sens të mirë humori, nuk ju pëlqen të qeshni me asgjë që nuk është e saktë. Rreshtimi planetar tregon se mund të ketë shumë që nuk janë të sakta në lidhje me marrëdhënien romantike, por kjo është arsyeja përse ju e zgjodhët këtë njeri. Megjithatë të tjerët nuk shqetësohen aspak dhe janë të gatshëm të qeshin me veten e tyre edhe nëse ju nuk mundeni.

Pavarësisht nëse jeni në punë sot, apo jo, do të jetë e vështirë për ju të largoni mendjen. Pasqyrimi në lidhje me punën tuaj do t’ju duhet- prandaj mos u veçoni me vetëdije nga kjo pjesë. Mbani një stilolaps dhe letër të dobishme

Virgjeresha

Atmosfera kozmike mund ta bëjë këtë një ditë të shkëlqyer për një takim me një partner potencial. Nëse shkoni diku ku muzika është shumë e lartë, do të jetë humbje kohe. Ju duhet të jeni diku ku mund të flisni lirshëm, në mënyrë që të paktën të mund ta bëni tjetrin për të qeshur.

Bëni atë që doni dhe angazhohuni në aktivitete me të cilat kënaqeni duke bërë me njerëzit me të cilët doni të jeni. Stimulimi nga njerëzit e tjerë që bëjnë gjëra të ngjashme do të jetë katalizatori i ideve të reja dhe qëllimeve të reja në lidhje me punën tuaj. Do të mësoni shumë.

Peshorja

Nëse keni vuajtur nga marrëdhëniet e zemrës, dhe e gjithë gëzimi dhe argëtimi duket se janë zhdukur së bashku me partnerin tuaj, atëherë energjia e kësaj dite do t’ju ndihmojë të vendosni përsëri një gjallëri. Dilni për të parë një shfaqje komedi, ose ndoshta ftoni disa miq. Edhe nëse i kujtoni njëri-tjetrit të gjitha shakatë tuaja më të mira, e qeshura do t’ua rikthejë shkëlqimin.

Mendimet tuaja janë të qarta lidhur me fazën që duhet të kaloni lidhur me karrierën tuaj. Tani jeni në një pikënisje. Ky është një koha e duhur për të pastruar renë e konfuzionit që ju rrethon, në mënyrë që të mund të synoni për qëllimet tuaja të vërteta.

Akrepi

Energjia që buron nga planetët sjell pozitivitet tek partneri juaj sot. Sido që të jetë sjellja e tij normale, duket se sot është i vendosur për të festuar. Kështu që mbase opër hir të tij ju mund të organizoni një shëtitje ose udhëtim ku do të vlerësoni talentin karizmatik që ai ka. Më vonë mund të qeshni dhe argëtoheni së bashku.

Ju mund të josheni për të bërë thashetheme rreth një ose më shumë bashkëpuntorëve tuaj sot. Ndoshta ju po shkoni shumë mirë me një njeri nga puna por mundohuni që t’I rezistoni këtij tundimi. Bëni kujdes pasi çdo gjë që do të thoni tani do ju ndjekë më vonë në jetën tuaj.

Shigjetari

Ju mund të gjeni veten në qendër të një rrethi me admirues ndërsa shikoni punën tuaj sot. Energjia e ditës në njëfarë mënyre bën që gjithçka të duket jashtëzakonisht për të qeshur. Nuk duhet të bëheni histerikë në momentin e papërshtatshëm. Megjithatë, dikush papritmas vë në pah një anë krejt të re të personalitetit tuaj. Ju mund të bëni më shumë sesa të qeshni së bashku më vonë!

Jepini mendjes tuaj një pushim nga puna. Ju meritoni një pushim mendor. Edhe nëse e gjeni veten në punë sot, bëni shumë pushime të shkurtra dhe përpiquni të mos përfshiheni shumë emocionalisht në asgjë që bëni. Formoni një barrierë mendore për të mbrojtur veten.

Bricjapi

Energjia që buron nga planetët e bën marrëdhënien romantike shumë gazmore sot, pasi jeta mund të ketë qenë disi e plotë kohët e fundit. Ndoshta nuk keni pasur qëllimin të takoni askënd, por festa ku merrni pjesë sonte mund të jetë një pikë kthese. Një gjë është e sigurt: do të jetë sensi i humorit që keni, që do t’ju bashkojë me dikë shumë gazmor.

Parashikimi i punës gjatë kësaj jave ju sjell një shqetësim në fundjavë. Mundohuni ta shmangni këtë duke takuar miq dhe anëtarë të familjes me të cilët nuk keni biseduar prej kohësh. Nëse duhet të punoni, shijoni shoqërinë e atyre që janë përreth jush.

Ujori

Duket se i merrni gjërat shumë seriozisht, veçanërisht nëse dikush bën shaka me defektet tuaja. Megjithatë, planetët tregojnë se vërtet duhet të shihni anën qesharake të një situate të caktuar sot. Nëse një partner është sjellë mjaft çuditshëm, ju mund të tundoheni ta merrni personale këtë, por mos e bëni. Thjesht buzëqeshni.

Mos i ngarkoni njerëzit përreth jush me histori, strese dhe thashetheme nga puna e pafundme që bëni. Nëse kjo është dita juaj e pushimit, atëherë shijojeni dhe mos e prishni as për veten dhe as për të tjerët përreth jush. Nëse jeni në punë, ecni hap pas hapi dhe mos i merrni gjërat me stres.

Peshqit

Rreshtimi planetar tregon se nëse mund të rikuperoni ndjenjën tuaj të humorit, ju mund të jeni në gjendje të vendosni një standart të ri brenda marrëdhënies suaj. Nëse këmbëngulni që kjo marrëdhënie ka vdekur atëherë kështu do të jetë. Por nëse buzëqeshni apo qeshni duke kuptuar se marrëdhënia nuk është aq e keqe, mund ta rindërtoni atë.

Edhe pse kjo mund të jetë ditë pushimi mund të mos ndihet aspak si e tillë. Mendja juaj po ngatërrohet me ide. Shikoni një film me dikë. Shkëputuni nga realiteti për një kohë. Ju nuk jeni në gjendje të përqendroheni ose të mendoni qartë.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X