Horoskopi Ditor

Dashi

Keni rastin të ndiheni shumë më i gjallë sot, nëse do të gjeni personin e duhur që do t’ju shoqërojë. Shoqëria mund të jetë një mundësi e shkëlqyer, por partneri juaj mund të mos jetë personi më i mirë me të cilin duhet të ndani kohën sot. Renditja e plneteve sot krijon një mundësi për të diskutuar disa tema të rëndësishme. Nëse i doni galeritë e artit ose ekspozitat, atëherë është momenti i shkëlqyeshëm të shkoni dhe të shihni disa nga ato më të spikaturat. Merrni energji për party pas darkës dhe shijojini këto momente.

Në punë do të jetë e vështirë të merrni vendime sot. Reagimi juaj i parë mund të jetë të zhgënjeheni shumë nga vetja. Mos e mundoni veten vetëm sepse nuk mund të vendosni për diçka. Është totalisht një gjë e mirë nëse peshoni të gjitha opsionet tuaja në këtë kohë. Pavendosmëria nuk është gjë e gabuar.

Demi

Varet nga janë motivet tuaja sot nëse duhet “të luani” apo jo. Renditja e planeteve u vë përballë disa diskutimeve shumë filozofike, dhe në disa biseda shumë të ndërlikuara. Nëse do të mërziteni do të jetë sepse pasi të keni bërë disa orë të mira muhabet do të kuptoni se mund të kishit bërë diçka më shumë për të shijuar kohën, si psh duke i kushtuar më shumë vëmendje të dashurit tuaj.

Ka gjasa të bëni hapa të jashtëzakonshëm sot në të gjitha aspektet e karrierës suaj. Shumica e kësaj ka të bëjë me lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë. Thirrjet telefonike, postat elektronike dhe bisedat ballë për ballë me të tjerët do të shkojnë jashtëzakonisht mirë.

Binjaket

Rreshtimi astrologjik do t’ju japë atë mundësi të rrallë për t’u predikuar të gjithëve dhe për të bërë gjëra të ndryshme. Nëse kjo do të ketë një ndikim pozitiv në jetën tuaj të dashurisë është një çështje tjetër. Njerëzve zakonisht nuk u pëlqen kur u thuhet se si të sillen, ose pse duhet ose nuk duhet të bëjnë gjëra të ndryshme. Nëse doni të mbani marrëdhëniet tuaja të mira, predikoni më mirë diku tjetër.

Në punë do të angazhoheni në një “valle” të vështirë me dikë. Ju jeni duke pritur që dikush tjetër të mbledhë mendjen e tij / saj ndërsa ky person tjetër po pret që ju të bëni të njëjtën gjë. Një ngërç do të vijë si pasojë. Është më mirë që të shtyni të gjitha vendimet.

Gaforrja

Ka disa informacione shumë interesante që vijnë sot për ju me energjinë qiellore në lojë. Ajo që do të bëni me këto të dhëna varet plotësisht nga jo. Është një nga ato ditë kur mund të zbuloni më shumë sesa kishit menduar,megjithëse qëllimet tuaja mund të jenë për të bërë thjesht një bisedë të zakonshme. Kjo mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj me dikë pasi ata mund të tregojnë diçka që nuk e kanë përmendur kurrë më parë.

Do të hasni një situatë të vështirë në vendin e punës dhe mënyra e vetme për ta ndrequr do të jetë kompromisi. Edhe pse jeni gati të futeni në betejë, të gjithë rreth jush dëshirojnë paqe. Harmonia dhe bashkëpunimi duhet të jenë qëllimet tuaja kryesore në këtë kohë.

Luani

Konfigurimi planetar ju jep shumë mundësi. Disa prej tyre ju mund t’i shijoni port ë tjerat mund t’ju duken të mërzitshme. Ju mund t’ju pëlqejnë diskutimet që keni me partnerin tuaj, të cilat mund të jenë mjaft të sinqerta, por mund të mos ju pëlqejë që ju kërkohet të ndryshoni natyrën tuaj, ose të jeni ndryshe nga mënyra sesi jeni. Mendoni me kujdes përpara se të përgjigjeni. Mund ta ngatërroni veten tuaj në një lëmsh verbal.

Në vend që të përpiqeni t’u shpjegoni njerëzve pse jeni një aset i rëndësishëm në vendin e punës, tregojuani atyre. Do të zbuloni që komunikimi me të tjerët është pak për ju, por njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje të lidhen me punën tuaj mjaft mirë. Krijimtaria është thelbësore.

Virgjeresha

Ky është një kohë e mirë për të bërë një punë poziitve me duart tuaja edhe pse partneri juaj mund të jetë duke u tallur. Energjia qiellore inkurajon të gjitha llojet e diskutimeve, thashethemeve dhe debateve filozofike. Edhe pse kjo duket në rregull deri në një pikë, nëse teprohet mund t’ju bëjë të ndiheni të dëshpëruar për t’u larguar. Nëse thjesht ndodh që të keni diçka për të bërë ose diku për të shkuar, ju mund t’ia kurseni vetes disa orë mërzitje.

Merrni kohë shtesë për të rregullurpamjen tuaj. Njerëzit i vlerësojnë dhe respektojnë ata që janë të zotë, të pastër dhe të veshur mirë. Për më tepër, do të ndjeheni shumë të sigurt duke ditur që dukeni më të përgatitur. Do të shkoni më larg nga sa mendoni se është e mundur.

Peshorja

Romanca bëhet intelektuale në lojë sot. Padyshim që ka shumë për të folur dhe menduar. Duket se ka një dallim midis të folurit për tema që provokojnë apo për të folurit për gjëra më thelbësore. Kuptimi është i rëndësishëm, kështu që nëse të dy mund të kuptoni se çfarë nënkuptoni saktësisht, do të keni një ditë të mirë. Mos prisni shumë veprime, pasi qelizat e trurit thjesht po vëzhgojnë situatën.

Dikush nuk është aq intuitiv sa ju dhe kjo po ju irriton tepër. Fatkeqësisht, ju duhet ta dëgjoni këtë person. Edhe pse dëshironi shumë që të punoni më vete, përfundimisht përfitoni më shumë duke qenë në këtë grup.

Akrepi

Kjo nuk është një ditë që do ta konsideronit romantike në kuptimin normal të fjalës. Rreshtimi planetar do të thotë që ju do të prireni të shpenzoni shumë kohë duke diskutuar për detajet më të vogla se çfarë do të thotë kur njëri prej jush e bën këtë dhe tjetri e bën atë. Ju mund të argumentoni me sitaata që ju kujtohen dhe do i diskutoni duke shpresuar që të gjeni përgjigjen. Në fund të fundit, është gjithçka e parëndësishme. Kujt po i intereson gjithsesi, pasi nesër askujt nga ju nuk do t’i interesojë.

Të bashkoni njerëzit është një nga pikat tuaja të forta. Shfrytëzojeni këtë aftësi. Puna në ekip është një temë e rëndësishme e ditës, kështu që për aq kohë sa ju mund të punoni me këtë qëllim, do të fitoni favor me të gjithë rreth jush. Suksesi është i juaji.

Shigjetari

Ju më shumë se shumë të tjerë mund ta gjeni sot veten shumë të stimuluar. Ju dhe partneri apo njerëzit tuaj më të dashur mund të kaloni shumë orë të lumtura duke folur nën energjinë e aspektit planetar që po formohet. Ju mund përdorni çdo kuptim të poezive tuaja të preferuara ose eseve filozofike, dhe ngadalë, shumë ngadalë të zbuloni kuptimin e fshehur të gjërave. Kjo është një ditë që do ta mbani mend.

Dikush në vendin tuaj të punës po merr privilegje dhe në përgjithësi është mjaft dembel. Ndërkohë, ju jeni duke skllavëruar dhe duke bërë dy herë më shumë se puna që ai bën. Mos u zemëroni. Personi tjetër do të marrë atë që ai ose ajo meriton, dhe kështu do të bëni edhe ju.

Bricjapi

Ndoshta do të gjeni pak “mangësi” sot për shijet tuaja. Energjia qiellore do të thotë që ju keni çdo shans ta kaloni ditën në biseda të thella, në vend se të shijoni cilësitë më të imta dhe delikate të ndjenjës dhe detajet e dashurisë. Gjëja për të cilën mund të shpresoni është të provoni dhe bindni të dashurin tuaj që t’ju çojë në një film romantic.

Njerëzit do t’ju lavdërojnë shumë sot, dhe me të drejtë. Ju jeni një pasuri e mrekullueshme për në vendin e punës. Edhe pse mund të mos jeni punëtori më i madh, ju jeni krijues, artistikë dhe jeni jashtëzakonisht të mirë në komunikim me të tjerët.

Ujori

Ju mund ta gjeni veten duke shfaqur shumë padurim sot. Mund të mos ketë veprime të mjaftueshme që t’ju kënaqin sedrën sot. Ndikimet qiellore krijojnë mundësinë për të folur për një gamë të tërë gjërash, por asgjë nuk duket se po shkon atje ku doni. Ju mund të diskutoni se çfarë do të bëni, me detaje dhe a ju përshtaten skemat e planit të jetës? Apo ju kanë lënë tashmë jashtë dere?

Mos u mërzitni sot, vetëm se nuk keni energjinë dhe vendosmërinë që keni zakonisht. Kjo është një periudhë relaksimi për ju. Jini dembel për një ndryshim dhe lërini dikë tjetër të bëjë gjithë punën e vështirë.

Peshqit

Ju mund të shijoni atmosferën intelektuale që ofrohet sot nga kozmosi. Nuk ka asgjë që ju pëlqen më shumë sesa të merrni një temë bisede dhe të flisni për të, duke e eksploruar atë nga sa më shumë këndvështrime të jetë e mundur. Do të flisni si për çështje filozofike ashtu edhe për thashetheme. Ana intelektuale dhe ajo istiktive mund të harmonizohen në një kohë të shkëlqyer.

Bashkohuni me dikë në vendin e punës në vend që të përpiqeni të bëni gjithçka vetë. Të kesh dikë në krah do të bëjë që dita të kalojë shumë më shpejt dhe pa probleme. Për më tepër, ju do të jeni dy herë më i efektshëm se sa nëse punoni vetëm.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X