Shqetesimet me te shpeshta gjate muajit te pare te jetes se bebes

0 0

Refluksi: është një shqetësim i vogël që mund të shfaqet tek shumë fëmijë të porsalindur. Ai pasi ka pirë mund të nxjerrë një sasi të caktuar qumështi, e cila në disa raste mund të kthehet në një shqetësim të vërtetë. Nëna duhet të marrë masa për të lehtësuar këtë shqetësim.

Problemet gjenitale

Këtu përfshihen një sërë eventesh fiziologjike të shkaktuara nga hormone e nënës, të cilat kalojnë nga nëna tek fëmija gjatë periudhës së fundit të shtatëzanisë.

Si manifestohet?

Tek djemtë:  mund të vihet re prezenca e një lëngu rreth stroktumit, i cili zhduket brenda disa muajve.

Tek vajzat: mund të vihet re një fryrje dhe dalje e sekrecioneve nga zona vaginale. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të përdorni shampo apo sapun gjatë larjes së fëmijës në zonën intime. Nëse vihen re sekrecione me ngjyrë të verdhë-jeshile duhet të flisni me mjekun.

Verdhëza

Tek fëmija mund të shfaqet një ngjyrë e verdhë e shkaktuar nga rritja e nivelit të bilirubinës, një substancë e prodhuar nga mëlcia, e cila mund të shfaqet edhe disa javë pas lindjes por me sipmtoma shumë më të lehta. Ky shqetësim mund të zhduket pas rreth 4-5 javësh nga lindja. Këshillohet që fëmija të ekspozohet minimum rreth 10-15 minuta në diell duke bërë një shëtitje me karrocë.

Lexo edhe: Verdheza tek bebet, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Problemet me gjoksin e fëmijës

Tek të dyja gjinitë mund të vihet re një fryrje e gjinjve, dhe në disa raste tek vajzat vihet re edhe dalja e një lëngu të tejdukshëm. Në këtë rast nëna nuk duhet të shtrydhë apo ngacmojë gjirin pasi mund të shkaktojë ndonjë infeksion. Gjithçka ndodh për shkak të hormoneve të nënës dhe kalon me kalimin e kohës.

Rrjebulla

Ky është një tjetër shqetësim që mund të shfaqet tek fëmija. Kujdes me veshjet e fëmijës si edhe përdorimin e detergjentëve pastrues.

Lexo edhe: Dermatiti atopik, rrjebulla

https://www.pernenat.al/ekzemat-shkaqet-dhe-trajtimi-ne-menyre-natyrale/

Si te dallojme dhe parandalojme rrjebullen

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/7-shqetesimet-me-te-shpeshta-se-te-porsalindurve/

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X