Cfare duhet te dini rreth verdhezes te femijes

0 1

Erdhi momenti i shumepritur, tashme jeni bere nene! Ndersa ende jeni duke u mesuar me rolin tuaj te ri, mjeku ju thote se bebja juaj ka verdhez. Mos u frikesoni, kjo eshte dicka mese normale. Ja cfare duhet te dini rreth saj:

Cfare eshte verdheza?
Verdheza tek te porsalindurit eshte nje gjendje e cila shfaqet per shkak te rritjes se sasise te bilirubinit ne gjakun e femijes. Bilirubini (nje komponim i njgjyres se verdhe) eshte nje produkt normal i ndarjes se qelizave te kuqe te gjakut. Pas perpunimit ne melci, ai largohet nga organizmi nepermjet sistemit te zorreve. Tek te porsalindurit ka nje mungese ekuilibri ndermjet prodhimit dhe eleminimit te bilirubinit per shkak te se cilit ndodh rritja e vlerave te bilirubinit ne qarkullim. Verdheza zakonisht kalon pa nevojen e ndonje trajtimi apo me nderhyrje minimale.
Cilat jane shenjat e verdhezes?
Shenja klasike e verdhezes tek te porsalindurit eshte zverdhja e zbehte ne lekure dhe tek te bardhat e syve. Ngjyra e verdhe ne lekure perhapet deri tek gjymtyret e poshtme, nderkohe qe terheqja e verdhezes eshte ne menyre te kundert. Prandaj, fytyra e te porsalindurit ka ngjyre te verdhe per nje kohe te gjate. Vlerat me te larta te bilirubinit e bejne femijen te pergjumur dhe me pak deshire per t’u ushqyer me gji.
Sa lloje verdhezash ekzistojne?
– Me e zakonshme eshte ajo e quajtur verdheza fiziologjike. Kjo shafqet ne diten e dyte apo te trete tek bebet te cilet kane lindur ne afatin e duhur, ndersa tek bebet e lindura para kohe shfaqet diku nga dita e katert apo e peste. Kjo verdhez zgjat rreth dy jave, ndonjehere edhe me gjate tek bebet te cilet ushqehen vetem me qumeshtin e nenes, dhe me pas ne menyre spontane, terhiqet gradualisht.
– Verdheza patologjike eshte rezultat i papajtueshmerise se grupit te gjakut ndermjet nenes dhe femijes. Shpesh ndodh per shkak te lindjes se parakohshme apo per shkak te peshes se ulet qe mund te kete femija. Shkaqe te tjera te verdhezes patologjike jane: infeksionet, hipoksia, asfiksia, traumat e lindjes, gjakderdhja e brendshme, semundjet e melcise, mungesa te enzimes, anomali ne formen e eritrociteve, hemoglobinopatia, anomali ne rruget e temthit, pamjaftueshmeria tiroide, semundje te metabolizmit etj.
– Verdheza nga qumeshti i gjirit eshte nje lloj tjeter i vecante i verdhezes. Kjo lloj verdheze eshte e shpeshte dhe e zgjatur pasi mendohet se shkak per kete eshte ekzistenca e disa substancave ne qumeshtin e nenes te cilat shkaktojne rritjen e bilirubinit. Zakonisht ndodh me vone, ne javen e dyte pas lindjes, por edhe kur eshte teper e zhvilluar, femija duket i shendetshem dhe zhvillimi i tij eshte normal.
Si sherohet verdheza?
Meqenese ne me te shumten e rasteve behet fjale per verdhez fiziologjike, mjafton vetem te jeni te vemendshem ndaj te porsalindurit per te vleresuar faktoret e rrezikut per shfaqjen e verdhezes patologjike. Keshillohet qe nena ta ushqeje beben me shpesh me gji, pasi ne kete menyre pershpejton kalimin kalimin neper zorre dhe bashke me te edhe eleminimin e bilirubinit. Vetem ne rastet e verdhezes te shkaktuar nga qumeshti i nenes me vlera te larta te bilirubinit, mund te jete e nevojshme nderprerja e qumeshtit te gjirit per 2-3 dite, t’u ushqyer me formule. Nena gjate ketyre diteve duhet te perdore pompe per qumeshtin e gjirit ne menyre qe te mos i grumbullohet teper qumesht dhe te kete probleme me gjinjte, me pas mund te vazhdoje te ushqeje te voglin e saj perseri me gji.

Lexoni dhe: Shqetesimet me te shpeshta gjate muajit te pare te jetes se bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X