Cfarë është verdhëza?
Verdhëza është një shqetësim që shfaqet tek i porsalinduri. Ajo shoqërohet me ngjyrën e verdhë të lëkurës dhe mukozave të dukshme si për shembull të gojës, e cila shkaktohet nga bilirubina e cila akumulohet mbi vlerat normale, si edhe shfaqja e sklerave në sy.
Cilat janë shkaqet e verdhëzës?
Verdhëza shfaqet kur:
- Sasia e qelizave të kuqe shkatërrohet shumë shpejt, duke lëshuar kështu bilirubinë;
- Mëlçia ka ndonjë patologji dhe nuk ka mundësi të nxjerrë bilirubinën me anën e bilës;
- Vihet re ndërprerje e kanaleve biliare, gjendje e cila shkaktohet nga prania e cistiteve.
Cfarë është verdhëza fiziologjike?
Ky është një shqetësim shumë i përhapur tek të porsalindurit, dhe prek fëmijët prematurë në rreth 80% të rasteve. Verdhëza fiziologjike shfaqet kryesisht në ditën e dytë pas lindjes, dhe në raste më të rralla në ditën e 3-të dhe të 4-t, për t’u zhdukur në ditën e 8-të dhe në ditën e 14-të për fëmijët prematurë.
Kur bëhet e rrezikshme?
Verdhëza bëhet e rrezikshme kur bilirubina arrin në tru, gjendje e cila shkakton dëme të mëdha.
Për të parandaluar dëmet që mund të shkaktojë verdhëza, fëmija i nënshtrohet një trajtimi me fototerapi, e cila me anën e përdorimit të një drite blu me spektër të lartë shkatërron bilirubinën duke e kthyer në një formë jo toksike. I porsalinduri i nënshtrohet kësaj terapie në një kohë preçize deri në zhdukjen e verdhëzës.
Lexoni edhe: Verdheza dhe gjidhenia
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu