Si te dallojme dhe parandalojme rrjebullen

0 0

Dermatiti atopik është një problem dermatologjik që shfaqet tek të porsalindurit dhe që shkakton kruajtje të mëdha dhe lezione të lëkurës. Le të shohim disa mënyra se si mund ta parandalojmë shfaqjen e këtij problemi.

Cfarë është rrjebulla?
Rrjebulla e të porsalindurve është një sëmundje inflamatore kronike e cila prek kryesisht fëmijët poshtë moshës 4-vjeçare. Simptomat kryesore që kjo sëmundje shfaq janë kruajtjet mjaft intensive dhe lezione të lëkurës, të cilat zakonisht zhduken rreth moshës 4-5 vjeçare, por në disa raste mund të zhduket edhe në moshë më të madhe.
Para se gjithash duhet të dini se dermatiti atopik nuk është një sëmundje ngjitëse dhe se fëmija që vuan prej saj është shumë i ndjeshëm ndaj disa faktorëve të jashtëm si ndryshimet e temperaturës, lagështia etj.

Si ta dallojmë kur fëmija ka dermatit atopik?
Simptomat karakteristike janë lëkura e thatë dhe vende vende e hequr, e shoqëruar shpesh me kruajtje të mëdha. Ekzema atopike mund të prekë si fëmijët dhe të rriturit, por normalisht për herë të parë shfaqet midis muajit të 2-të dhe të 3-të dhe ka tendencë të përmirësohet rreth vitit të dytë të jetës. Zonat më të rrezikuara së të porsalindurve janë fytyra, gjoksi, krahët dhe këmbët, ndërsa tek fëmijët më të mëdhenj se dy vjeç zonat më të prekshme janë pjesa e përthyerjes së gjunjve dhe bërrylave. Në pjesët e tjera të trupit, veçanërisht në pjesën e kofshëve dhe barkut mund të shfaqen puçrra dhe shenja të kuqe.

Këshilla për të parandaluar fazën akute të dermatitit atopik:
Për të parandaluar apo mbajtur nën kontroll shpërthimin e dermatitit atopik, duhet të ndiqni disa këshilla të cilat kanë tendencën të lehtësojnë simptomat:

1- Gjatë banjos së përditshme nuk është e nevojshme të përdorni sapun apo shampo, do të ishte i mjaftueshëm uji i ngrohtë dhe përdorimi i produktit hidratues specifik menjëherë pas përfundimit të banjos. Nëse keni mundësi mund të shtoni në ujin që do të lani fëmijën një lugë niseshte orizi (e posaçme për banjon e bebes).
2- Evitoni përdorimin e sfungjerëve pasi jo vetëm që mund ta irritojnë lëkurën por edhe mund t’i transmetojnë asaj bakterie.
3- E thani fëmijën me kujdes duke e prekur lehtë dhe më pas aplikoni një krem hidratues dhe ushqyes për të qetësuar lëkurën.
4- Ja mbani gjithmonë fëmijës thonjtë e prerë për të evituar gërvishtjet, të cilat mund të shkaktojnë lezione dhe plagë.
5- Evitoni veshjet e ngushta ose me material sintetik, mbi të gjitha veshjet intime të cilat duhet të jenë gjithmonë prej pambuku.
6- Mos e mbuloni shumë fëmijën, mbi të gjitha gjatë natës. Aciditeti i djersës do të shkaktonte në lëkurë një nga faktorët e shpërthimit akut të dermatitit atopik.
7- Tregoni kujdes gjatë larjes së rrobave të fëmijës. Përdorni detergjent neutral dhe pa aromë. Evitoni përdorimin e zbutësit të rrobave, i cili qëndron në kontakt me lëkurën pasi është veshur rroba. Këtë mund ta zëvendësoni me dy lugë uthull të cilin mund ta shtoni në vendin e posaçëm të lavatriçes.
8- Mos e ekspozoni fëmijën në temperature dhe kushte ekstreme të motit, kjo vlen edhe për temperaturat e larta ashtu edhe për të ulëtat, pasi kjo do t’i shkaktonte stres lëkurës. Edhe ajri shumë i thatë ose i lagësht mund të shkaktojë shpërthime akute të dermatitit atopik.

Trajtimi mjekësor
Në pjesën më të madhe të rasteve rrjebulla nuk kërkon trajtim të veçantë mjekësor, por në disa raste më të rënda pediatri mund të kërkojë nevojën e trajtimit të shpërthimeve me anën e një pomade me përmbajtje kortizoni.

Lexoni edhe: Cfare e shkakton rrjebullen?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X