Cfare e shkakton rrjebullen?

0 1

Rrjebulla është një prej sëmundjeve të lëkurës më të përhapura tek fëmijët, kryesisht nën moshën 5-vjecare. Por çfarë e shkakton atë?

Origjina nga familja

Rrjebulla shkaktohet kryesisht nga faktorë gjenetikë. Kjo nënkupton që një prej prindërve të ketë pasur një shqetësim të njëjtë. Rreziku që fëmija të preket nga rrjebulla do të jetë edhe më i lartë nëse të dy prindërit do të kenë qënë të prekur nga kjo sëmundje gjatë fëmijërisë së tyre.

Përgjegjës mund të jetë edhe smogu

Ndotja e mjedisit nuk është diçka pozitive për lëkurën delikate të fëmijës, mbi të gjitha nëse ai është nën moshën 5-vjeçare, kjo pasi metabolizmi i tyre është ende jo i maturuar mirë, duke bërë që të mos jetë në gjendje të shpërbërjë substancat kimike negative.

Kujdes me kurat

Prindërit nuk mund të ndryshojnë vendin ku jetojnë për shkak të këtij problemi, por që sigurisht mund të kujdesen në lidhje me kurat që ndjekin për përmirësimin e gjendjes së fëmijës. Kjo nënkupton faktin që prindërit duhet të aplikojnë gjithmonë një krem zbutës në lëkurën e fëmijës për të larguar tharjen e saj në mënyrë që të mbajnë disi larg rrjebullën, si edhe të përdorin produkte anti-inflamatore në fazën akute të sëmundjes.

Rrjebulla parandalohet në tavolinë

Ushqimi është shumë i rëndësishëm për të parandaluar rrjebullën. Fëmijët duhet të kenë një dietë ushqimore të pasur me fruta dhe perime në mënyrë që të marrin sa më shumë vitamina dhe minerale, peshk, yndyrna me origjinë vegjetale, fibra dhe drithëra, ujë. Fëmijët duhet të konsumojnë sa më pak pije me sheqer dhe ushqime të rafinuara, sidomos gjatë stinës së dimrit gjatë së cilës lëkura e fëmijës është e privuar nga benefitet e diellit dhe dieta e tij është më e pasur me karbohidrate dhe yndyrna.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X