Dermatiti atopik (Rrjebulla)

0 1

Dermatiti atopik (rrjebulla) eshte nje inflamacion ne lekure i cili shkaktohet nga faktore gjenetike ose te jashtem (i ftohti, veshjet sintetike, ushqimet te cilat paraqiten irrituese per rrjebullen etj).

Cfare eshte rrjebulla?

Rrjebulla paraqitet ne forme ekzeme, e cila prek rreth 30% te femijeve. Ajo eshte nje semundje alergjike e lekures e cila karakterizohet shoqerohet nga kruarjet. Shume femije vuajne nga forma te ndryshme alergjish, ne rastin ne fjale kemi te bejme me alergji te lekures e cila njihet ndryshe si “Dermatit atopik”.

Si paraqitet?

Dermatiti atopik (rrjebulla) karakterizohet nga shfaqja e lezioneve te lekures te cilat shoqerohen nga kruarje te medha. Ato shfaqen tek te porsalindurit dhe shpesh zhduken plotesisht rreth moshes 3-vjecare(raste te rralla shkojne deri ne pubertet).

Karakteristikat e lezioneve jane te ndryshme per mosha te ndryshme femijesh. Psh: tek nje i porsalindur ato shfaqen ne forme petezash jo te thata. Zakonisht shfaqen ne fytyre pervec zones afer buzeve. Ne pjesen e kokes dhe ballit ato kane ngjyre te verdhe ne te kafte. Tek femijet me te rritur, dermatiti shfaqet ne zonat e perthyerjes te kraheve dhe gjunjeve, perreth gojes dhe tek kapaket e syve, ndersa lekura e tyre paraqitet e thate dhe e trashe. Edhe tek femijet e rritur dermatiti atopik shoqerohet me kruarje te medha te lekures, sidomos gjate nates.

Cilat jane shkaqet e shfaqjes se dermatitit atopik?

Sipas specialisteve ne krijimin e inflamacionit te lekures ndikon kombinimi i faktoreve gjenetike me faktoret e jashtem si psh: klima e ftohte, veshjet sintetike ose ato te leshta, peshtyma, ushqimet irrituese psh: domatet, agrumet etj. Te gjithe faktoret e siperpermendur acarojne lekuren duke i shkaktuar tharje, kruarje dhe reaksion.

Si kurohet?

Dermatiti atopik nuk ka nje terapi kuruese specifike. Ajo vendoset nga mjeku specialist(ne kete rast dermatolog) i cili mund te pershkruaje ne recete sipas rastit nga kremi me i thjeshte hidratues i cili ka vetine te rrite aftesine mbrojtese te lekures, deri tek kremi me permbajtje kortizoni i cili ka veti antiinflamatore. Ne disa spitale pervec mjekimit praktikohet edhe i ashtuquajturi “edukim terapeutik”.

Cfare eshte edukimi terapeutik?

Dermatiti atopik eshte nje semundje e bezdishme per femijen dhe familjaret, pasi ajo shoqerohet nga kruarje dhe irritime te medha, sidomos gjate nates. Femija qe ka ne lekure lezione mund te kete probleme me gjumin dhe mund te grindet shume. Prinderit duhet te mesohen te jetojne me kete problem derisa te zhduket plotesisht. Gjate seancave te edukimit terapeutik mjeku i shpjegon prinderve te femijes tipin e kremit qe duhet te aplikojne per c’do lloj lezioni. Gjithashtu atyre dhe femijes(nese eshte ne moshe qe e kupton ate qe po i ndodh)ju zhvillohen seanca te vecanta per te dhene mbeshtetje psikologjike per ta perballuar sa me mire ate qe po ndodh. Prinderit duhet te dine se behet fjale per nje semundje shume te bezdisshme por jo te pakurueshme, jo ngjitese, jo te perhershme dhe qe nese sherohen lezionet nuk lene shenja ne lekure.

Disa keshilla te vlefshme per nenat:

-Banja e femijes te duhet te behet me uje te vaket, per te pakten 20 minuta, te mos perdoret sapun, te perdoren lyerjet me pomade ose krem zbutes (emolient) pas banjes, peshqiret duhet te jene te bute. Mund te perdoren dhe kompresa pambuku ose garza me uje te vaket disa here ne dite.

-Veshjet te lahen me sa me pak detergjent.

– Te menjanohet perdorimi i rrobave te ashpra prej leshi ose çdo materiali tjeter irritues.

-Meqenese djersa eshte shkak acarimi, femija duhet te vishet e te mbulohet lehte, dhoma nuk duhet te jete asnjehere e mbinxehur, perkundrazi e fresket, mundesisht te perdoret nje lageshtues.

-Mjedisi familjar te jete i ngrohte, sepse shqetesimet shtojne kruarjen.

-Thonjte e femijes duhet te priten shkurt dhe naten duhet t’i vishen doreza pambuku.

-Te behet kujdes me ushqimet qe mund t’i nxisin mbindjeshmerine. Edhe pse simptomat e dermatit atopik mund te jene shume te veshtira, te pakendshme dhe te bezdisshme, semundja mund te menaxhohet me sukses. Diagnostikimi ne kohe dhe trajtimi konstant nga nje mjek dermatolog lehteson dhe permireson lekuren e femijes, si edhe gjendjen e tij shendetsore.

Nese e percaktoni se cila lende e provokon reaksionin, duhet t’a menjanoni ate, por ne shumicen e rasteve eshte shume e veshtire. Femijen duhet ta mbani sa me gjate me qumesht gjiri dhe shtesat ne ushqim duhet ti beni me kujdes. Ne nje numer jo te vogel femijesh, vihet re nje prirje per reaksion (mbindjeshmëri) ndaj disa ushqimeve, menjanimi i te cilave eshte shume i veshtire sepse marrin pjese ne mjaft pergatitje ushqimore. Perpiquni te krijoni kushte te pershtatshme ne shtepi, mjedis te paster, pa alergjene te ajrit (aeroalergene) si myku, pluhuri dhe kafshet shtepiake.

Lexoni edhe: Si te kujdesemi ne menyren e duhur per dermatitin atopik?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X