7 shqetesimet me te shpeshta se te porsalindurve

0 0

Të porsalindurit, gjatë rritjes mund të përballen me disa shqetësime të cilat në më të shumtën e rasteve zgjidhen brenda një kohe të shkurtër. Këto shqetësime shpesh krijojnë tek prindërit ankth dhe frikë që shpesh është i pavend, pasi këto shqetësime shfaqen pothuajse tek të gjithë fëmijët e porsalindur. E kundërta ndodh kur fëmija nuk shfaq asnjë shenjë shqetësimi, pra në këtë rast nëna dhe babai janë të qetë, duke bërë që kjo qetësi të prishet menjëherë nëse fëmija shfaq shenja të “këqija”. Duhet të dini se këto shqetësime janë pjesë e fazës së rritjes nëpër të cilën është duke kaluar fëmija. Ja cilat janë 7 prej shqetësimeve më të shpeshta së të porsalindurve.
1. Kolikat
Kolikat janë një ndër shqetësimet më të shpeshta së të porsalindurve gjatë muajve të parë të jetës, të cilat shoqërohen me kriza të qarash të gjata dhe që shfaqen kryesisht gjatë pasdites dhe natës. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të kuptoni se çfarë shqetësimi ndien fëmija në mënyrë që të keni mundësi ta ndihmoni duke i lehtësuar simptomat.
2. Rrjebulla
Rrjebulla është një shqetësim që prek shpesh lëkurën e fëmijëve të vegjël e cila karakterizohet nga skuqja dhe bërja e lëkurës me luspa. Shkaqet e shfaqjes së tyre janë të ndryshme dhe nuk lidhen me qumështin e nënës.
3. Gjumi i shqetësuar
Fëmijët e porsalindur bëjnë një gjumë jo të qetë, gjë e cila ndikohet nga shkaqe të ndryshme. Ju duhet të përpiqeni të gjeni mënyrën e duhur për të vepruar në mënyrë që të favorizoni sa më shumë të jetë e mundur bërjen e një gjumi sa më të qetë.
4. Vrima në zemër
Vrima e zemrës është një shqetësim që paraqitet shpesh tek të porsalindurit pas lindjes, gjendje e cila edhe pse mund të jetë shumë terorrizuese për prindërit. Ky shqetësim zakonisht largohet në mënyrë natyrale. Sigurishtv që nëse keni të bëni me një fenomen të tillë duhet të bëni të gjitha vizitat e nevojsshme për të vërtetuar se vrima në zemër nuk është e lidhur me ndonjë patologji të mundshme.
5. Fëmija i porsalindur i përgjigjet shumë pak faktorëve të jashtëm
Në këtë rast duhet të përpiqeni të vlerësoni nëse fëmija i porsalindur është i palumtur apo hipersensibël dhe nuk është në gjendje të përshtatet mirë me jetën jashtë barkut të nënës. Kjo mund të jetë një arsye që fëmija të bëjë disa sjellje të vecanta të cilat zakonisht i bëjnë pridërit të mendojnë se fëmija nuk është mirë.
6. Dermatiti i bebelinës
Ky është një shqetësim që mund të shkaktojë tek fëmija kriza të qarash si pasojë e një gjendje jo të mirë fizike. Në një rast të tillë të ndenjurat e fëmijës mund të skuqen dhe në disa raste të krijojnë edhe plagë, të cilat kanë nevojë për kurim të menjëhershëm, duke parë gjithashtu edhe nga se shkaktohen (ndonjë infeksion i mundshëm).
7. Konstipacioni dhe diarreja
Një situatë e tillë duhet të mbahet nën vëzhgim pasi zakonisht janë tregues të gjendjes shëndetësore të fëmijës. Në të dyja rastet duhet të ndërhyni për të lehtësuar simptomat në mënyrë që këto shqetësime mund të ndikojnë negativisht në humorin e fëmijës, duke e bërëv atë të irritohet shumë.

Lexo dhe: Problemet më të shpeshta të urinimit së fëmijës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X