Cfare duhet te dini per refluksin e femijeve?

0 1

Refluksi gastro-ezofageal, i shoqeruar ose jo nga te vjellat, eshte nje fenomen fiziologjik qe shfaqet tek latanti dhe nuk kerkon ndonje kure specifike. Prinderit duhet te dine se nese femija i tyre i porsalindur vuan nga relfuksi, nuk duhet t’i japin medikamente.
Cfare eshte relfuksi gastro-ezofageal?
Refluksi gastro-ezofageal eshte kalimi ne ezofag i permbajtjes qe ndodhet ne stomak. Kjo permbajtje pasi kalon ne ezofag del jashte nepermjet gojes, me force ose jo.
Ezofagu eshte nje tub muskular qe ne pjesen e poshtme kufizohet me stomakun nepermjet dy sfinkterave (valvulave). Keto valvula kane si detyre te lejojne kalimin e ushqimit nga goja ne stomak. Ne momentin e kalimit te ushqimit nga pjesa e poshtme e ezofagut ne stomak, muskujt e tyre relaksohen perkohesisht (leshohen) dhe bejne te mundur kalimin e tij. Gjate kesaj kohe ajri i gelltitur ose nje pjese e ushqimit mund te kaloje nga stomaku ne ezofag. Kjo mund te ndodhe deri ne 1 ore pas ushqyerjes se femijes. Tek latantet sfinkteri i poshtem i ezofagut eshte i pamaturuar dhe deri ne maturimin e tij mund te shfaqet kthimi fiziologjik i ushqimit. Relfluksi fiziologjik zakonisht (ne 80%) te rasteve rregullohet brenda 6 muajve te pare te jetes dhe ne pjesen tjeter te rasteve deri ne vitin e pare te jetes. Femijet me refluks mund ta nxjerrin ushqimin me force ose jo, mund ta sjellin ate deri ne goje dhe ta gelltisin perseri, gjithashtu mund t’i zere lemza ose te kene gromesima. Episodet e kthimit te ushqimit mund te jene nga 1 deri ne disa here gjate dites.
Pse nje i porsalindur ka refluks?
Kete fenomen e “nxit” kryesisht ushqimi i lengshem (qumeshti), vendosja e femijes ne pozicion te shtrire, papjekuria e valvules qe lidh stomakun me ezofagun (pengon kthimin mbrapsh te ushqimit qe ka kaluar ne stomak). Por a duhet konsideruar refluksi gastro-ezofageal nje semundje? Jo, refluksi nuk duhet te konsiderohet nje semundje, por nje proces fiziologjik qe mund te shoqeroje si femijet ashtu edhe te rriturit, sidomos pasi eshte konsumuar ushqim. Shpesh behet trajtimi i ketij fenomeni me frenues anti-acide, te cilet shkaktojne efekte te shumta anesore. Ky lloj trajtimi eshte i demshem pasi trupi i njeriut eshte zhvilluar ne menyre te tille qe stomaku te kete mjedis acid, i cili ben te mundur mbrojtjen e organizmit. Eleminimi pa asnje shkak i mjedisit acid mund te sjelle pasoja te renda per shendetin.
Cfare duhet te bejme nese femija ka refluks te shoqeruar me te vjella?
Duke qene se refluksi nuk eshte semundje nuk kerkon ndonje trajtim te vecante. E vetmja gje qe keshillohet eshte blerja nga ana e nenes e nje qumeshti te posacem (nese femija nuk ushqehet me gji). Pasi femija ka pire duhet te qendroje rreth 15-20 minuta ne krahun e nenes (ose personit qe kujdeset per te ne nje moment te caktuar). Nese femija pi qumesht gjiri nena duhet te vazhdoje te ushqeje e qete femijen pa pasur nevoje te beje asnje gje tjeter. Femija kur fle mund te vendoset ne nje dyshek qe e ka pjesen e kokes pak te ngritur, por jo ne jastek te larte. Per femijet me te rritur keshillohet shmangia e ushqimeve acide si: domatja; shmangia e cokollatave, pijeve me gaz etj. Dalengadale simptomat do te zhduken duke qene se femija duke u rritur do te qendroje me pak ne pozicion te shtrire, si dhe do te filloje te konsumoje ushqime te ngurta.
Cfare duhet te bejme per te parandaluar te vjellat?
Nese femija vjell shpesh nena duhet te perpiqet ta mbaje ate me shume ne pozicion ngritur si dhe te beje ndonje pushim gjate gjidhenies. Nena duhet te tregohet e duruar dhe e qete pasi kjo eshte nje situate qe kalon me rritjen e femijes. Gjithashtu duhet te mbani gjithmone me vete shume peceta dhe gushore per femijen.
A mund te shkaktoje refluksi gastro-ezofageal ndonje semundje?
Rastet te cilat mund te ndodhe kjo jane aq te rralla sa mund t’i numerojme me gishtat e dores, kjo edhe tek femijet te cilet vuajne nga refluksi me te vjella shume te shpeshta. Gjithashtu nena nuk duhet te beje refluksin shkaktar se te qarave te papritura qe mund te shfaqe femija.
Cfare komplikimesh sjell refluksi per nje semundje te caktuar?
Vetem ne disa raste te vecanta, sidomos tek femijet me probleme te renda neurologjike, refluksi mund te shkaktoje pneumoni periodike dhe semundje te mushkerive, te shkaktuara nga aspirata e permbajtjes se stomakut nga ana e mushkerive. Nuk ekziston asnje prove shkencore qe siguron se refluksi shkakton kollen kronike, pezmatimin e sinuseve, otitin kronik, skuqjen e fytit ose shurdhimin e femijes.

Lexoni edhe: Pse vjell femija pas ushqyerjes me gji?

Por edhe: Regurgitimi & refluksi tek bebet, simptomat, shkaqet dhe si ta trajtojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X