Ekzemat, shkaqet dhe trajtimi ne menyre natyrale

0 0

Ekzema është një shqetësim që mund të manifestohet në forma të ndryshme, e cila mund të shfaqet për herë të parë deri në moshën 7-vjeçare tek fëmija.

Cilat janë simptomat e para?

Ndër simptomat e para janë skuqja e lëkurës dhe kruajtjet. Mund të ndodhë që të shfaqen edhe puçrra me ujë të cilat mund të formojnë kore. Pjesët e trupit që janë më të rrezikuara janë: fytyra dhe gjymtyrët.

Cilat janë shkaqet e ekzemës ?

Kjo mund të ndodhë si pasojë e një shkaku gjenetik ose ambiental. Gjithashtu mendohet se ekzema mund ta ketë origjinën edhe nga një alergji ushqimore e paraqitur tek fëmija, si edhe duhet marrë në konsideratë edhe transmetimi që mund të ketë ndodhur nga dikush i prekur më parë prej saj. një formë shumë e përhapur e ekzemës është edhe ajo e zonës së kofshëve, e cila shkaktohet nga përdorimi i bebelinës. Bëhet fjalë për një dermatit të shoqëruar me shumë irritim, i cili mund ta ketë origjinën nga faktorë të ndryshëm si për shembull: nga kontakti me bakteriet e fekaleve ose nga kontakti me lagështirën e urinës, të cilat mund të jenë për një kohë të gjatë pranë lëkurës. Ekzema mund ta ketë gjithashtu origjinën edhe nga një infeksion bakterial ose kërpudhor (myk).

Disa metoda natyrale për të lehtësuar simptomat

Disa metoda natyrale mund të jenë: hidratimi i lëkurës duke favorizuar pirjen e ujit në sasi të mëdha, aplikimi i një xheli me aloe vera, përdorimi i një përbërje me bazë vaj ulliri dhe vaj kalendule si edhe vaj jargavani (lavanda), veshja e rrobave prej pambuku, ndjekja e një diete shumë të kontrolluar ushqimore.

Artikuj te ngjashem:  Ekzemat 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X