Disa metoda natyrale per te luftuar rrjebullen

0 0

Zakonisht rrjebulla mund të shfaqet në kokën e fëmijës së vogël, në zonën e vetullave, kapakëve të syve si edhe në zonën përreth veshëve. Ky është një problem që mund të shfaqet edhe tek të rriturit me moshë më të vogël se 40 vjeç, por tek ata paraqitet si një problem më i madh (ekzemë dhjamore).

Ekzistojnë disa metoda natyrale për të luftuar rrjebullën e fëmijëve të vegjël, metoda që janë shumë të pa rrezikshme për shëndetin e tij.
Ja cilat janë ato
Edhe pse rrjebulla nuk është diçka ngjitëse, është diçka shumë e bezdishme dhe aspak estetike për fëmijën. Ajo mund të shfaqet zakonisht gjatë 3 muajve të parë të jetës, dhe mund të zhduket në mënyrë spontane brenda disa muajve, por sigurisht që gjatë kësaj periudhe prindërit nuk mund të ulen dhe të presin që gjendja e fëmijës të përmirësohet. Për ta ndihmuar fëmijën mund të përdoren disa metoda natyrale të cilat janë të përshtatshme për lëkurën delikate të fëmijës. E vetmja gjë që duhet të bëni është t’i vendosni në zbatim dhe të shikoni përmirësimet e fëmijës.
1. Gjalpi i karrite
Gjalpi i karritesë është një element shumë i mirë për të luftuar rrjebullën, pasi ai është shumë absorbueshëm nga lëkura e butë e fëmijës, pa lënë gjurmë yndyrore në të. Gjalpi do të ndihmonte në parandalimin e shfaqjes së zbokthit në kokën e fëmijës. Aplikoni pak nga produkti në zonën e prekur dhe e lini të veprojë për rreth 20 minuta. Pasi ka kaluar koha e përcaktuar duhet të përdorni një krëhër me dhëmbëza të buta në mënyrë që të largohen mbetjet e zbokthit. E lani më pas kokën e fëmijës me një shampoo delikate duke e pastruar me kujdes.
2. Vazelina
Edhe vazelina është një produkt shumë efektiv për të luftuar rrjebullën, e cila është shumë e lehtë për t’u përdorur si edhe shumë ekonomike. Do të ishte i mjaftueshëm aplikimi i një sasie të vogël vazelinenë zonën që është shfaqur problemi për ta lënë më pas të veprojë për gjithë natën. Një veprim i tillë do të bëjë të mundur zbutjen e copave të zbokthit në kokën e fëmijës, të cilat mund të hiqen më me lehtësi me anën e një krëhëri me dhëmbëza të buta.
3. Vaji i kokosit
Nëse bëhet fjalë për rrjebullën vaji i kokosit funksionon shumë mirë, gati mund të themi se është një prej elementëve natyralë më efektivë për rrjebullën. Do të ishte i mjaftueshëm aplikimi i një sasie të vajit të kokosit në kokën e fëmijës deri në mbulimin e zonës së prekur. Në fund mund të përdorni një krëhër në mënyrë që të largoni flokët e zbokthit. Pasi e keni krehur fëmijën mund të përdorni një shampo delikate për të larëflokët, duke përdorur njëkohësisht edhe krëhërin në mënyrë që të largoni nga koka e fëmijës pjesët e mbetura të zbokthit. Më pas mund të përdorni një copë të butë dhe të pastër pambuku për të pastruar kokën e fëmijës.
4. Vaji mineral
Edhe vaji mineral është një element tjetër natyral që mund të përdoret për të luftuar rrjebullën. Ju duhet të aplikoni një sasi të vogël vaji në kokën e fëmijës duke e lënë atë të veprojë për disa orë. E shpëlani më pas lëkurën e kokës duke e fërkuar pak, dhe më pas mund ta lani atë me shampo dhe një copë të butë pambuku duke bërë disa lëvzje rrethore, metodë e cila do ta largojë më me lehtësi zbokthin nga koka e fëmijës.
5. Vaji i ullirit
Edhe vaji i ullirit është një nga metodat natyrale më të mira për të luftuar rrjebullën e të porsalindurve. Për ta bërë këtë mund të aplikoni një sasi jo shumë të madhe vaj ulliri në kokën e fëmijës duke e lënë atë të veprojë për rreth 15 minuta, duke përdorur më pas një krëhër ose një copë të butë pambuku në mënyrë që të largoni mbetjet e zbokthit.

Lexo dhe: Cfare e shkakton rrjebullen?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X