Ekzemat te femijet

0 0

Ekzemat

Ekzema mund të prekë çdo fëmijë të paktën një herë në jetë. Shkaqet janë të shumëllojshme duke nisur nga kontakti i lëkurës me çfarëdolloj produkti kimik, kontakti me material të ndryshme, kontakti me kafshët etj.

Ekzema atopike

Ekzema atopike është pezmatim kronik i lëkurës, gjë që është shume e zakonshme tek fëmijët e çfarëdolloj moshe. Ekzema atopike zakonisht ndodh në fëmijë të cilët kanë një tendencë atopike, prirje gjenetike per te qënë alergjik dhe mund te shfaqet se bashku me fenomene respiratore alergjike, astma dhe riniti alergjik. Shpesh keto patologji jane familjare. Fëmija mund të ketë njërin prej prinderve, vëlla ose motër alergjik nga patologjitë që përmendëm më sipër. Një histori familjare me astmë, ekzemë ose rinit alergjik është veçanërisht e dobishme në diagnostikimin e ekzemës atopike në foshnjat.

Ekzema atopike nuk është ngjitëse. Ajo lind për shkak të bashkëveprimit kompleks të faktorëve gjenetikë dhe faktorëve të mjedisit të jashtëm. Këto përfshijnë defektet në funksionin normal mbrojtës të lëkurës e duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj kontaktik me faktor të jashtëm specifik si detergjent, shampo, veshje (lesh ose sintetike) dhe irritues të tjerë ne kontakt me lekurën, apo ndryshime jo specifike si ndryshimet e kohës, temperatura. Lëkura me ekzemë atopike është e skuqur, e enjtur, me luspa të kuqe.

Ju mund ta trajtoni ekzemën duke filluar me përdorimin e veshjeve prej pambuku, përdorimit të detergjentëve pa aromë, aplikim e pomadave zbutëse në lëkurën e fëmijës etj. Këshillohet marrja e mendimit profesionist, pasi në disa raste nevojitet përdorimi i një pomade të posaçme me përbërje kortizoni.

Ekzema e panolinës
Dermatiti i panolinës shkaktohet nga acarimi për shkak të urinës dhe feceve, në rast se fëmija ka qëndruar për një kohë të gjatë në kontakt. Dermatiti krijohet nëse lëkura skuqet shpeshherë dhe mbiinfektohet nga bakterie apo myqe që janë më të shumtë në atë zonë. Kjo, tek disa fëmijë shkaktohet gjatë daljes së dhëmbëve, pasi imuniteti fillon dhe bie dhe për pasojë fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj virozave dhe enterovirozave. Për pasojë fëmija do të shfaqë më shpesh diarre, e cila do të bëjë që lëkura e fëmijës të jetë më tepër në kontakt me mjedis acid, i cili e pezmaton lëkurën. Tek disa fëmijë shkaktar mund të bëhet përdorimi i panolinave jo cilësore dhe tek disa higjena e pakët.

Cfarë duhet të bëjmë?
Përpiquni të mbani një higjenë maksimale të fëmijës, duke i larë dhe ndëruar sa herë defekojnë. Mos përdorni letra të laguara gjatë ndërrimeve por vetëm ujë të rrjedhshëm. Këshillohet përdorimi i një kremi me përqindje të lartë të oksidit të zinkut, i cili ka veti antiinflamatore.

Lexoni edhe: Te kuptojme dhe te trajtojme ekzemat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X