Ekzema, 6 menyra natyrale per ta qetesuar

0 0

Ekzema është një shqetësim i lëkurës shumë i shpeshtë tek të porsalindurit dhe fëmijët. Simptomat janë të bezdishme dhe për këtë arsye duhet të qetësohen. Përse të mos përdorni metoda sa më natyrale për ta bërë këtë?

Ja cilat janë disa prej tyre:

  1. Vaji i kokosit. Ai ka veti anti-mikrobike, anti-oksidante, anti-bakteriale dhe anti-mykotike. E aplikoni 3-4 herë në ditë në zonën e prekur nga ekzema.
  2. Aloe vera. Një prej metodave më efikase. Pasi e keni aplikuar e leni të përthithet plotësisht nga lëkura.
  3. Banjo magnezi. Shpesh ekzema shfaqet pikërisht nga mungesa e magnezit dhe për këtë arsye një banjo magnezi do të ishte një trajtim shumë efikas. Pyesni mjekun t’ju udhëzojë në lidhje me llojin e përbërësit që mund të blini në farmaci.
  4. Lëngu i “Amamelide” (e gjeni tek dyqanet bimore). Zhysni një copë pambuk në lëngun e saj dhe më pas e aplikoni në zonën e prekur.
  5. Mjalti “Manuka”. Shkrini dy lugë dyll blete në një tenxhere dhe e përzieni me dy lugë mjalt dhe dy lugë vaj ulliri. Përzierjen e ruani në frigorifer brenda një vazoje sterile të cilën mund ta aplikoni në lëkurë.
  6. Gjethe bajamesh. Shtypni disa gjethe bajamesh dhe më pas shtoni pak ujë derisa të përfitoni një pomadë kompakte. E aplikoni për të reduktuar simptomat e ekzemës.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X