14 këshilla për të ruajtur frutat dhe perimet sa më gjatë të jetë e mundur

0 0

Ndonjëherë kur shkoni për të blerë ushqime, ju harroni dhe blini më shumë se ç’duhet. Frutat dhe perimet vazhdojnë të piqen edhe pas blerjes dhe për fat të keq ju përfundoni duke e hedhur një pjesë të madhe të tyre.

Ruajtja e duhur e ushqimit mund t’ju kursejë para dhe sidomos kur parandaloni që frutat dhe perimet tuaja të shkatërrohen shpejt. Është e rëndësishme që të merrni parasysh klimën e vendit ku jetoni, sepse kjo gjithashtu mund të ndikojë në maturimin e ushqimit. Sa më i lagësht dhe i nxehtë është vendi, aq më e rrezikshme është për disa perime që të konsumohen me vonesë.

Ja disa këshilla si t’i bëni frutat dhe perimet të rezistojnë më gjatë:

1.Vendosni në kërcellin e bananes një fletë alumini ose fletë plastike. Bananet prodhojnë gaz etilen gjatë periudhës së maturimit të tyre. Duke mbuluar kërcellin me fletë plastike ose alumin, ju mund ta pengoni që ky gaz të përhapet në pjesë të tjera të frutit. Kështu do t’i mbani të freskëta për 4-5 ditë.

2.Vendosni qepët në çorape najloni, dhe lidhini në mënyrë që të jenë të ndara. Lagështia mund të shkaktojë kalbjen e tyre në një kohë të shkurtër. Është mirë që t’i mbani qepët, nyjet ndërmjet secilës prej tyre, në mënyrë që të jenë të ndara, në një vend të freskët me pak dritë. Ju mund t’i vendosni ato në çorape prej najloni ose në triko që kanë vrima dhe varini që t’i mbani më mirë. Periudha e ruajtjes së tyre mund të zgjatet deri në 6-8 muaj.

3.Hudhra pëlqen vende të errëta me pak lagështirë.Mënyra ideale për ruajtjen e hudhërës është mbajtja e saj në një enë ose një qese letre në një vend të errët dhe të thatë.

4.Majdanoza, cilantro, basil dhe asparagus: vendosini rrënjët e tyre në një enë me ujë dhe lërini në temperaturë dhome (pa i larë). Në gjendje të mirë, ato mund të zgjasin nga 4 deri në 5 ditë.

5.Mbajini patatet në një vend të errët dhe të ftohtë. Shmangni vendosjen e tyre në qese plastike. Është më mirë t’i vendosësh ato në letër ose në qese rrjetë. Një tjetër mundësi për t’i ruajtur ato mund të jetë një kuti me rrjeta që është e mbuluar me letër gazete ose absorbues në fund.

6.Nëse avokadot nuk janë të pjekura, mbulojini ato me gazeta dhe i vendosni në një qese letre. Nëse avokadot janë jeshile, vendosja e tyre në frigorifer do të ndalojë procesin e pjekjes. Ju duhet t’i mbështillni ato me gazeta dhe t’i vendosni brenda një qese letre. Nëse doni që ato të piqen edhe më shpejt, vendosni një banane brenda qese.

7.Domatet duhet të ruhen në një temperaturë më të lartë se 10 gradë celcius për të ruajtur më mirë aromën e tyre. Sa më të pjekura janë domatet, aq më shumë kanë shije. Kur qëndrojnë në frigorifer ato humbasin aromën.

8.Vendosni kërpudhat (pa u larë) në një qese letre me majdanoz. Është e rëndësishme që ju të mos i lani kërpudhat derisa të jeni gati për t’i konsumuar ato. Duke i vënë ato në kontakt me ujin, mund të prishen më shpejt. Rekomandohet t’i ruani ato në një qese letre dhe të shtoni disa degë majdanozi. Ajo funksionon si një antioksidant dhe parandalon shfaqjen e njollave. Më pas, duhet t’i vendosni në frigorifer. Koha e ruajtjes: 3 deri në 5 ditë

9.Dezinfektoni luleshtrydhet me uthull të bardhë pa hequr atë pjesën jeshile mbi to.

10.Ruani marulet, spinaqin pas dezinfektimit, të mbyllura për t’i mbajtur ato të freskëta.
Lani gjethet në një sasi të madhe të ujit të ftohtë. Sigurohuni që të jenë plotësisht të thata para se t’i ruani në frigorifer. Ju mund t’i vendosni ato në një enë plastike. Është e rëndësishme që t’I thani mirë me letër absorbuese, sepse kjo do të eliminojë ujin e mbetur.

11.Nëse tashmë e keni prerë limonin, mos e lini gjysmën tjetër të hidhet poshtë. Mbylleni atë me një fletë alumini dhe spërkateni me kripë.

12.Mos lejoni avokadon të oksidohet pasi ta ndani atë.
Për ta parandaluar humbjen e ngjyrës së gjelbër të avokados e cila kthehet në ngjyrë të zezë, vendosni disa pika limoni në të derisa të mbulohet gjithë tuli ose hidhni në gjysmën e avokados pak vaj.

13.Për të ruajtur patatet e grira para se t’I skuqni, vendosini në një enë me ujë dhe uthull të bardhë. Patatet e freskëta do të fillojnë menjëherë të kthehen në gri. Për ta parandaluar këtë, vendosini në një enë, mbulojini me ujë, shtoni disa pika uthull të bardhë, dhe vendosini ato në frigorifer. Mund të qëndrojnë 3 ose katër ditë.

14.Nëse bananet janë tashmë shumë të pjekura, mund t’i vendosni në frigorifer për t’i përdorur ato më vonë.

Lexo edhe: 13 ushqimet qe duhet te konsumoni patjeter kur jeni shtatzene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X