Avokado është nga ato ushqime që mund të konsumohet në shumë mënyra, si frut, në sanduiç, në omletë, në sallatë etj. Ato konsiderohen si një superushqim për shkak të vlerave të shumta që kanë si vitaminat, fibrat dhe yndyrat e shëndetshme. Këto të fundit ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Për më tepër, këto lloj yndyrash ndihmojnë trupat tanë të absorbojnë vitaminat e tretshme në yndyrë A, K, D dhe E dhe të ndihen më të ngopur pas ngrënies.
Megjithatë, si çdo ushqim tjetër, duhet të marrim parasysh sasinë që hamë. Përveç gjithë vlerave ushqyese nuk duhet anashkaluar fakti që avokadot kanë shumë yndyra dhe kalori.
Edhe pse nuk do të keni asnjë dëm të menjëhershëm pas konsumit të një avokadoje çdo ditë, mund të kontribuojë në nevojat tuaja të përditshme.
Për shembull, nëse jeni në një dietë me 1.500 kalori, një avokado e plotë kontribuon afërsisht 20% të kuotës suaj ditore. Tejkalimi mund të çojë në shtim të madh në peshë me kalimin e kohës.
Nuk ka një sasi të caktuar që rekomandohet, pasi duhet marrë parasysh se çfarë hani tjetër gjatë ditës, por kini parasysh sesa e pasur me kalori është një avokado.
Pra ju mund të hani një avokado çdo ditë nëse nuk hani ushqime të tjera të pasura me yndyrë e kalori dhe të jeni të shëndetshëm, por kujdesuni gjithmonë për një balancë.
Lexo edhe: 5 superfuqite e avokados
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu