Perfitimet e spinaqit per femijen dhe menyra si mund ta gatuajme

0 0

Spinaqi është një ushqim shumë i mirë për fëmijën, pas është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Pra është një burim shumë i rëndësishëm elementësh që i nevojiten fëmijës gjatë rritjes.

Cilat janë vlerat e spinaqit?

Ai është shumë i pasur me hekur, kalçium, kalium në sasi shumë të mëdha, por nuk mund të përdoret që në moshë të hershme pasi gjethet e tij përmbajnë elementë që nuk treten me lehtësi nga fëmija. Mund t’ja jepni duke filluar nga muaji i 10, pra në momentin që sistemi tretës i fëmijës është zhvilluar më mirë.

  • Spinaqi forcon kockat e fëmijës pasi përmban mineralet si kalçium, magnes, dhe fosfor që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mirë të tyre.
  • Është i mirë për muskujt pasi përmban proteina dhe aminoacide. Një kombinim i mirë do të ishte të gatuhej me mish ose thjerrëza.
  • Ndihmon në qarkullimin e gjakut. Hekuri dhe kaliumi luajnë një rol të rëndësihëm në shëndetin e gjakut dhe qelizave të tij.
  • Ndihmon në sistemin imunitar. Ai ka shumë vitamina që e përforcojnë atë, duke qënë edhe një burim i mirë i vitaminës K.
  • E hidraton organizmin. Ai përmban rreth 90% ujë.

Si ta gatuajmë spinaqin?

Mund të bëni pure të ndryshme duke e kombinuar me:

  • Mund ta kombinoni pothuajse me të gjitha perimet që fëmija konsumon.
  • Drithëra dhe thjerrëza. Duke përfshirë këtu edhe orizin.
  • Me çfarëdolloj mishi.
  • Mund të jenë mollë, banane, dhe manaferra. Mos e përzieni me fruta shumë të ujshme si mango apo luleshtrydhe pasi mund të prishet shija.

Lexoni edhePure me spinaq dhe patate te embel (7 muaj+)






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X