5 perfitime fantastike per shendetin nga majdanozi

0 0

Të gjithë kemi parë t’i shtohet pak majdanoz pjatave të ndryshme në restorante ku estetika e pjatës ka shumë rëndësi por a është majdanozi një erëz për të shtuar vetëm bukurinë e pjatës apo ka dhe përfitime të tjera?

Përgjigja është se majdanozi është një ushqim shumë i shëndetshëm për disa arsye të rëndësishme. Majdanozi është përdorur ndër shekuj edhe si bimë mjekësore pasi përmban një gamë të gjerë vitaminash të dobishme.

  • Majdanozi përmban vitamina C

Vitamina C është një nga vitaminat më të nevojshme.  Pa vitaminën C ne mund të prekemi nga sëmundje si “Skorbut” i cili shkakton kalbjen e mishit të dhëmbëve dhe dhimbje të tmerrshme.

  • Majdanozi ndihmon në funksionin e veshkave.

Sipas Livestrong.com majdanozi është një duretik (nxit urinimin), dhe luan një rol të rëndësishëm në proçesin e nxjerjes nga trupi të lëngjeve të pa nevojshme.

  • Majdanozi ndihmon në rregullimin e tensionit.

Majdanozi përmban një sasi të bollshme të acidit folik, një lloj vitamine që gjendet zakonisht tek ushqimet si bizelja, spinaqi dhe lakra e Brukselit. Studime nga Harvard Medical School tregojnë se ushqimet e pasura me acid folik ndikojnë në rregullimin e tensionit.

  • Majdanozi përmban vitamina K 

Me siguri që kishit dëgjuar për vitaminën C, po për vitaminën K a keni dëgjuar? Edhe vitamina K është shumë e rëndësishme për trupin pasi e ndihmon atë ti përgjigjet lëndimeve. Vitamina K ndihmon në mbylljen e plagëve dhe në proçesin e shërimit.

  • Majdanozi ndihmon tretjen!

Çdo vit miliona njerëz preken nga një gamë e gjerë problemesh që lidhen me aparatin tretës. Për këto probleme ka shumë ilaçe por majdanozi ofron një zgjidhje natyrale. Kjo sepse majdanozi përmban përbërës të cilët ndihmojnë aparatin tretës, sipas një studimi të bërë nga WebMD.

Lexoni dhe: 10 ushqimet qe do te fuqizojne trurin e femijes tuaj 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X