Gjatë vitit të parë të jetës, prindërit zakonisht lajnë rreth 160 lavatrice me rrobat e bebes, dhe gjatë këtij proçesi është shumë e rëndësishme që detergjenti të jetë tepër delikat për lëkurën e ndjeshme të fëmijës. Shpesh nënat janë dyshuese në lidhje me produktin që duhet të zgjedhin dhe për këtë arsye kemi sjellë disa nga markat e detergjentëve që mund të përdorni për rrobat e fëmijës tuaj.
ABC: produkt i dizenjuar dhe i testuar dermatologjikisht posaçërisht për bebe. Ofron pastërti, butësi dhe një aromë freskie shumë të këndshme. Gjendet në formatin e lëngshëm dhe pluhur.
Nuk: ky detergjent ka një formulë efikase me enzima natyrale të cilat largojnë të gjitha njollat nga rrobat, duke bërë që të gjithë përbërësit të largohen gjatë larjes dhe për pasojë të mos hyjnë në kontakt me lëkurën e fëmijës. Ky detergjent mund të përdoret në larje me proçes nga 20-90 gradë.
Chicco: ky produkt është formuluar për të larë në mënyrë të posaçme rrobat e fëmijës pa rezultuar agresiv për lëkurën. Formula është delikate dhe nuk përmban ngjyrues, është hipoalergjik dhe e testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme. Falë veprimit të Aloe Vera ai është në gjendje të largojë edhe njollat më të vështira duke i lënë rrobave një aromë delikate.
Proderm: është një detergjent i lëngshëm i krijuar posaçërisht për të larë veshjet e fëmijës. Ai është një produkt që do të kryejë larje në mënyrë perfekte qoftë me dorë apo me lavatriçe.
Detergjenti me sapun “marsiglia”: ky është një detergjent me formulë të përqëndruar dhe e pasur me enzima të cilat veprojnë fuqishëm kundër njollave duke i lënë rrobat delikate dhe me një aromë të lehtë.
Dizinfektuesi Napisan: ky produkt mund të shtohet në lavatrice pasi është hedhur në vendin e caktuar, lëshoni ujin e lavatriçes dhe më pas dy doza nga dizinfektuesi. Në rast se do të shtoni këtë produkt duhet të reduktoni sasinë e detergjentit që zakonisht përdorni. Vepron edhe në 30 gradë.
Lexo edhe: Si te largojme njollat nga rrobat e bebes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu