Mosha e lindjes së fëmijës së fundit përcakton jetëgjatësinë e nënës.
A ka lidhje midis moshës së lindjes së fëmijës së fundit dhe jetëgjatësisë së nënës?
Një studim i kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit zbuloi lidhjen e drejtpërdrejtë midis fillimit të menopauzës dhe jetëgjatësisë tek femrat. Ky studim, zbulon se si aftësia për të bërë një fëmijë në moshë të vjetër është një tregues për jetëgjatësinë.
Studimi merr në analizë historinë e mbi tre mijë nënave me jetëgjatësi mbi mesataren e moshës që jetojnë jetojnë femrat. Rastet e grupit të grave të ekzaminuara u krahasuan me një grup grash të karakterizuara nga vdekshmëria e hershme. Studimi zbuloi një lidhje të qartë mes jetëgjatësisë dhe moshës kur lind fëmijën e fundit. Si rezultat, gratë që kanë aftësi për të pasur fëmijë në moshën 33 vjeç e lart kanë mundësi të jetojnë deri në 95 vjeç. Një rezultat i ngjashëm ka dalë në një tjetër studim, i cili përsëriti se gratë që bëhen nëna pas moshës 30 vjeç jetojnë më gjatë.
Studimi i jetëgjatësisë
Dr Thomas Perls, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit, shpjegon se mosha e lindjes së fëmijës dhe jetëgjatësia nuk janë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë. Në thelb, ka një korrelacion direkt mes riprodhimit të gruas dhe jetëgjatësinë e saj. Prandaj, plakja e ngadaltë e pjesës tjetër të trupit do të korrespondonte me plakjen e ngadaltë të aparatit riprodhues.
Rezultati i studimit në Universitetin e Bostonit ka konfirmuar edhe rezultatet e hulumtimeve të mëparshme që analizonin shkaqet dhe treguesit e jetëgjatësisë. Përveç kësaj, duke analizuar të dhënat e mëparshme gratë që janë në gjendje për të pasur një shtatzani në moshën 40 vjeç kanë më shumë mundësi të jetojnë 100 vjeç në krahasim me gratë që kishin fëmijën e fundit një një moshë më të vogël.
Faktorë të tjerë janë vendimtarë
Analiza statistikore mori parasysh, së bashku me moshën e lindjes së fëmijës së fundit, edhe faktorë të tjerë. Për shembull: zakonet e të ngrënit, mënyrën e jetesës së nënës, nivelin e edukimit dhe përdorimin e substancave të dëmshme si alkooli dhe duhani. Pavarësisht kësaj, shtatzënia në një moshë të madhe ka probabilitetin që fëmija të lindi me keqformime ose sëmundje kongjenitale.
Lexo edhe: Fertilizimi in-vitro, sa rendesi ka mosha e nenes?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu