Mosha me e mire dhe me e keqe per te sjelle ne jete nje femije

0 0

Ndodh që në një moment gruaja të ndihet gati për të sjellë në jetë një fëmijë edhe pse mund të jetë në moshë të re, por mund të ndodhë edhe e kundërta, pra që ajo të mos ndihet gati për t’u bërë nënë edhe pse tashmë është në një moshë të madhe. Sipas ekspertëve edhe mosha e gruas ka shumë rëndësi, ata mendojnë se ka një moshë ideale dhe një moshë që nuk është e përshtatshme për të sjellë në jetë një fëmijë.

Këtë ata e lidhin me kushtet socio-ekonomike të individit në një moment të caktuar të jetës, me profesionin dhe shumë faktorë të tjerë.

Si do të ndiheshit nëse do të sillnit në jetë një fëmijë në moshën 40 vjeçare?

Sipas ekspertëve kjo varet nga gruaja. Nëse ajo është një grua në karrierë, kjo do të ishte mosha ideale sepse ajo do të kishte arritur të krijonte baza të mira profesionale dhe ekonomike. Ana negative që ekspertët shikojnë në lidhje me këtë moshë është zvogëlimi i mundësive për të ngjizur një fëmijë dhe krahas kësaj nëna do të shikohet më e dobët psikologjikisht për të rritur një fëmijë. Megjithatë statistikat tregojnë se gratë e preferojnë këtë moshëdhe madje 78% e grave daneze i sjellin në jetë pikërisht në këtë moshë fëmijët e tyre.

Mosha më pak ideale edhe pse gruaja do të jetë tepër fertile do të ishte ajo 20. Nëna e re do të ishte aspak ose shumë pak e kompletuar në karrierën e saj e madje edhe mundësitë ekonomike mund të ishin më të reduktuara krahasuar me gratë në moshë më të madhe. Duke vlerësuar moshën më të “keqe” dhe moshën më të favorshme që sipas tyre do të ishte 30-35 vjeç, ekspertët theksojnë edhe rëndësine e dëshirës së individit për të qënë prind.

Kur e keni sjellë në jetë fëmijën e parë, të dytë e me radhë?

Lexo edhe: Cila eshte diferenca ideale ne moshe mes femijeve?

Fertilizimi In-Vitro, sa rendesi ka mosha e nenes?

Si te evitojme nje abort spontan?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X