Cfare sendesh duhet te blejme per femijen?

0 1

Cfare duhet te blejme?
Tryeza e nderrimit te femijes
Kjo pajisje do t’ju vije ne momentin qe do te nderroni pelenat apo veshjen e femijes. Ju mund ta perdorni ate ne momentin qe do t’i beni banje femijes (per ta veshur dhe zhveshur), per nderrimet rutine te dites etj.
Karroca
Karrocen mund ta perdorni ne momentet qe do te beni shetitje me femijen tuaj. Gjithashtu mund ta perdorni edhe si mbajtese se femijes brenda ne shtepi.
Xhepi i kangurit
Mund te perdoret sapo ka lindur femija dhe eshte mjaft i dobishem. Kjo pajisje nuk eshte vetem e rehatshme por edhe thjeshton levizjet e te rriturit, por mbi te gjitha perforcon lidhjen fizike te femijes me prindin. Mund te perdoret qysh ne shetitjen e pare qe ben bebi. E vetmja gje qe duhet mbajtur parasysh eshte se duhet te zgjidhet ne perpjestim me peshen e femijes. Ka disa modele qe mund te sherbejne per mbajtjen e femijeve te lindur parakohe.
Krevati i femijes
Duhet te jete te pakten 110 cm, sepse do te sherbeje derisa femija te shkoje 4-5 vjec. Anet e krevatit duhet te respektojne nje distance jo me te madhe se 11 cm (kaq eshte diametri i kokes tek i porsalinduri), sepse perndryshe rrezikohet qe koka e femijes te ngece midis ndarjeve se aneve te krevatit.
Ndenjesja e makines
Sherben per te vendosur femijen gjate shetitjeve me makine. Ndenjesja duhet te vendoset gjithmone ne pjesen e mbrapme te makines. Kjo karrike mund te sherbeje dhe per te shetitur femijen ose per ta vendosur te flere, persa kohe ja lejojne permasat. Ajo eshte e pershtatshme sepse zakonisht femija ndihet me i qete kur mbahet ne pozicionin me duar dhe kembe te mbledhura ( si ne barkun e nenes ). Ky eshte pozicion ne te cilin ai jo vetem qetesohet, por edhe ne te cilin harxhimi i energjive dhe i oksigjenit eshte me i ulet.
Radioja
Eshtë nje mjet i dobishem por jo i domosdoshëm, ne fillim te jetes se bebit. Ai lejon qe te degjohen te qarat e femijes kur ai eshte ne dhome vetem; pra lejon nje kontroll me ane te zerit, se femijes qe qendron ne dhomen e vet. Por perveçse femija sigurohet, ne kete rast ai ndihmohet ne zhvillimin psikologjik. Ne fakt, si do te shohim edhe me tej, femija duhet te kuptoje se neqoftese ai do, mund te kushtezoje mjedisin, domethene kur qan merret vesh se çfare kerkon. Ai nuk e di qe kur qan dhe dera eshte e mbyllur, nena e tij nuk vjen se nuk e degjoi: keshtu tek ai mund te krijohet bindja se nuk arrin te kuptohet. Per kete arsye sa here qe femija qan, i duhet pergjigjur sipas nevojave dhe nuk duhet te lihet qe te qaje. Themi per radion qe nuk eshte nje mjet i domosdoshem, sepse supozohet dhe ne fakt kështu duhet, qe nena dhe femija te mos ndahen nga njeri-tjetri. Kur ka mundesi, pse duhet te lihet femija vetem ne dhome? Femija i porsalindur e ndjen shume mungesen e kontaktit te ngushte fizik dhe do te rrije gjithmone ngjitur me trupin e nenes. Te mesuarit e femijes te flere vetem dhe ne dhomen e vet, mund te filloje vetem pas muajit te 6-te, kur femija ndihet i sigurt dhe ka fituar besim tek bota qe e rrethon.
Panolinat
Bebelinat (pampersat ose pelenat me nje perdorim) duhet te blihen ne njefare sasie per t`i pasur gjithmone gati.
Rrobat
Eshte mire qe te merren trup (bluze dhe tuta bashke) dhe qe mberthehen e zberthehen kollaj (femijes nuk i pelqen veshja dhe zhveshja, atij i pelqen me shume te rrije lakuriq). Rrobat e femijes eshte mire te jene prej pambuku dhe jo prej leshi. Ato nuk duhet te jene teper te trasha, sepse femijet e vegjel djersijne dhe nuk e kontrollojnë dot vetvetiu temperaturen trupore (nxehen kollaj nga veshja e trashe). Lidhur me madhesine e rrobave, kini parasysh se pesha mesatare e nje femije eshte rreth 3.3 kg, gjatesia mesatare ne lindje eshte rreth 50 cm dhe rrethi i kokes afersisht 35 cm.
Çfarë nuk duhet të blejmë?
Rrethorja
Nuk eshte e keshillueshme, sepse neqoftese femija e perdor, ne vend qe te mesoje te ece, meson te drejtoje rrethoren, domethene perkulet me bark perpara dhe ec me majat e gishtave. Me kohe fëmija nuk e harron kete menyre levizje dhe kur rritet, vazhdon te ece me majat e gishtave. Por, nese prinderit vendosin ta perdorin per femijen e tyre, zgjidhja duhet respektuar nga ana e mjekut pediater.
Sterilizuesin e biberonave dhe kompletin per ushqyerjen artificiale.
Se pari qellimi juaj kryesor dhe i vetem duhet te jete ushqyerja me gji. Sidoqofte, nese vertet keni arsye te forta per te ushqyer artificialisht femijen dhe e keni biseduar gjithçka me mjekun tuaj pediater, perseri nuk eshte e nevojshme qe te bleni sterilizuesin. Biberonat, shishet, dhe çdo gje qe mund t`ju duhet per ushqyerjen artificiale, mund t’i sterilizoni ne çfaredo lloj ene.
Biberon fallco (genjeshtar)
Nuk eshte i domosdoshem, por perseri mbetet nje zgjedhje personale.

Lexoni edhe: A duhet te perdorim rrethoren per femijen tone?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X