Falë rrethores fëmija juaj mund të zhvendoset nga një hapësirë në tjetrën edhe pse ende nuk mund të jetë ngritur në këmbë, duke pasur mundësinë të eksplorojë ambientin që e rrethon. Duke qënë se nga nënat shihet si një objekt që e ndihmon fëmijën, pyetja e parë që mendojnë është se kur mund ta vendosin brenda saj.
Kur mund ta vendos fëmijën në rrethore?
Para së gjithave duhet të dini se opinionet në lidhje me përdorimin e saj janë të ndryshme. Disa e pranojnë përdorimin e këtij objekti në një moshë të caktuar dhe disa e lejojnë vetëm tek fëmijët që kanë një peshë të konsiderueshme trupore. Nëse mjeku juaj e konsideron si diçka që duhet të përdoret tek fëmija juaj në bazë të zhvillimit që ka, duhet të dini se nuk duhet ta përdorni në moshë shumë të hershme.
Fëmijët fillojnë të jenë më aktivë pas muajit të 5, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të filloni menjëherë ta përdorni atë. Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, duhet të jetë mjeku i fëmijës që do të vlerësojë cili do të jetë momenti i duhur duke marrë në konsideratë edhe zhvillimin fizik të fëmijës, pra nëse ky zhvillim është në normat e duhura për t’u përballur me këtë eksperiencë të re. Nëse fëmija juaj është i dobët dhe i brishtë mund të mos e mbajë dot ekuilibrin e shpinës. Zakonisht këshillohet që rrethorja të përdoret pas muajt të 7 të jetës dhe jo për një kohë të gjatë.
Lexoni edhe: A duhet ta perdorim rrethoren per femijen tone?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu