Mendoni se përdorimi i rrethores do ta ndihmonte fëmijën për të ecur? E keni përdorur atë tek fëmijët tuaj, apo ndoshta po mendoni të filloni ta përdorni?
“Në vija të përgjithshme përdorimi i rrethores nuk e stimulon të ecurën e fëmijës, përkundrazi konsiderohet shumë e dëmshme. Edhe nëse vendosni ta përdorni atë tek fëmija juaj, duhet të bëhet për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Zakonisht rrethorja këshillohet të përdoret më shumë tek fëmijët e shëndetshëm, të cilët kanë tendencë të jenë disi dembelë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre”, shprehet për këtë mjeku pediatër.
Specialistët e konsiderojnë përdorimin e vazhdueshëm të saj si një pengesë për zhvillimin psikomotorr të fëmijës.
Cilët janë kufijtë e përdorimit të rrethores?
Zakonisht në muajin e 10-12 fëmijët fillojnë të hedhin hapat e parë. Por, kjo nuk mund të konsiderohet si dicka që duhet të ndodhë tek cdo fëmijë, kjo pasi cdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri, duke theksuar që fazat e zhvillimit janë mjaft individuale. Theksojmë këtu se ka fëmijë të cilët fillojnë të hedhin hapat e parë në muajin e 8-9 të jetës, ndërsa të tjerë e bëjnë këtë edhe pas muajit së 18-të të jetës.
Por, a i vjen në ndihmë rrethorja fëmijës në këtë aspekt? Jo! Madje përdorimi i saj mund të jetë i rrezikshëm, pasi fëmija mëson ta bëjë keq mënyrën e të ecurit, për të mos anashkaluar edhe dëmet që sjell përdorimi i saj për muskulaturën e trupit të fëmijës, si dhe krijimit të ekuilibrit.
Prindërit duhet të dinë se përdorimi i rrethores nuk stimulon të ecurin e fëmijës, perkundrazi ajo konsiderohet si një pengesë në zhvillimin psikomotorr të fëmijës. Fëmija nuk do të mësoj të bëj rrëzim të mirë në tokë, në rast se gjatë hedhjes së hapave të parë, rrëzohet. Kjo do të ndodhë për arsye se përdorimi i rrethores pengon fëmijën që të njohë kufijtë motorrikë ( të levizjes ).
Vlen të përmendet gjithashtu fakti se fëmijët të cilët e kanë përdorur rrethoren kanë tendenca për të ecur me majat gishtave, e cila pengon zhvillimin e mbajtjes së ekuilibrit gjatë qëndrimit në pozicion të drejtë.
A e ndihmon fëmijën e shëndetshëm përdorimi i rrethores?
Sipas mjekëve specialistë, përdorimi i rrethores nga fëmijët e shendetshëm ( shëndet i cili nuk vjen si pasojë e një patologjie ) mund të jetë një ndihmë në praktikimin e hedhjes së hapave, por vetëm nësë ajo përdoret me limit.
Në këto raste rrethorja ofron për fëmijën njëfarë mbështetje, duke e bërë atë të ndihet më i sigurt në hapat që hedh. Ajo ofron për këta fëmijë një stërvitje të mirë të muskujve, duke bërë që ata të tonifikohen mjaftueshëm për të qënë të ekuilibruar gjatë qëndrimit së tyre në pozicion të drejtë.
Për ta bërë sa më korrekt qëndrimin e fëmijës në rrethore, është thelbësore që gjatësia e mbajtëses të përshtatet në mënyrë të tillë që këmbët e fëmijës të prekin tokën ( jo vetem majat, por e gjithë këmba ), përfshirë këtu edhe themrat e tyre. Dhe sigurisht prindërit duhet të kenë kujdes që fëmija të ketë një hapësirë të sigurt ku të lëvizi.
Lexoni dhe: Cila eshte mosha e duhur per te futur femijen ne rrethore?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu