Në momentin që fëmija mendohet se do të fillojë të hedhë hapat e parë, për prindërit fillon dilema e përdorimit ose jo të rrethores, e cila duket se ka qënë për një kohë shumë të gjatë objekti i preferuar i prindërve kjo pasi duke qënë se fëmija nuk është ende në gjendje të ecë por kërkon që ta bëjë, prindërve ju duhet të bëjnë një sforcim të madh fizik.
Por çfarë thotë pediatri në lidhje me këtë?
Pediatri mendon se përdorimi i rrethores është dicka e gabuar, kjo pasi fëmija duhet të rrotullohet, qëndrojë vetë në këmbë, të mësojë të ecë vetë, të bjerë dhe të çohet, gjëra të cilat rrethorja i limiton, pra rrethorja ndikon negativisht në zhvillimin motorik të fëmijës, dhe kryesisht në të rrotulluarin, të ecurin këmbadorazi etj. Fëmija gjatë përdorimit të rrethores nuk mëson si të ecë, por si të “patinojë” me rrethore, e cila nuk e lejon të bëjë një pozicionim të mirë të këmbës në tokë.
Në cilat raste mund të përdoret?
Zakonisht këshillohet të përdoret në rastet kur fëmija ka një peshë të madhe trupore, gjë e cila favorizon “dembelizmin” në të ecur. Edhe në këtë rast nuk duhet të abuzohet me përdorimin e saj. Fëmija me rritjen është në çdo moment duke mësuar dhe për këtë duhet të ndihet i lirë të eksplorojë, gjë të cilën rrethorja nuk e lejon ta bëjë.
Rregullat e përdormit
- Fëmija nuk duhet të qëndrojë asnjëherë vetëm;
- Duhet të kotrolloni nëse në dhonëm ku ndodhet fëmija ka objekte të rrezikshme apo delikate;
- Kontrolloni që asgjë të mos pengojë lëvizjen e rrotave apo këmbëve të fëmijës;
- Pyesni mjekun në lidhje me llojin e rrethores që mund të blini për fëmijën tuaj.
Lexoni dhe: A duhet ta perdorim rrethoren per femijen tone?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu