A është i sigurt përdorimi i rrethoreve për fëmijët?

0 0

Prindërit blejnë rrethore me qëllim që fëmijët të përgatiten përpara se të ecin pa ndihmëne askujt, si dhe të kenë pak më shumë liri për të eksploruar ndërkohë.

Por pediatrit u kërkojnë prindërve që të mos i përdorin më dhe po bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së produkteve të tilla. Thirrja vjen pasi një studim i ri i botuar në revistën Pediatrics zbuloi se më shumë se 2.000 foshnje çdo vit trajtohen për lëndimet e pësuara gjatë përdorimit të këtyre rrethoreve.

Mes viteve 1990 dhe 2014, më shumë se 230,000 fëmijë nën moshën 15 muajshe përfunduan në urgjencë, pasi u lënduan gjatë përdorimit të rrethores.

Shumica e lëndimeve, më shumë se 90%, ishin lëndime në kokë dhe qafë, duke përfshirë fraktura ose thyerje të kafkës. Foshnjat gjithashtu mund të përfundojnë shumë shpejt në vende ku nuk duhet të shkojnë, si për shembull afër shkallëve, zjarrit, pishinës etj, pasi ato janë shumë të shpejta në lëvizje.

“Fëmijët në këtë moshë janë kuriozë, por nuk e njohin rrezikun”, tha drejtuesja e studimit. Si mjeke pediatre, ajo tregon rastet kur prindërit thonë se fëmija ka lëvizur aq shpejt me rrethore, saqë nuk kanë mundur ta kapin e ta mbrojnë nga lëndimet.

“Këta janë prindër të mirë, të kujdesshëm që i monitorojnë fëmijët e tyre. Ata përdorën rrethoren për të ndihmuar fëmijët, por gabuan kur menduan se ajo ishte e sigurt”,  tha studiuesja.

Mjekët mendojnë se standardet e sigurisë nuk janë të mjaftueshme. Ata dëshirojnë dhe sugjerojnë që të ndalojë plotësisht përdorimi i rrethoreve dhe shitja e tyre.

Lexo edhe: A duhet ta perdorim rrethoren per femijen tone?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X