Cfare duhet te bejme kur femija vonon te hedhe hapat e pare?

0 1

Si të veprojmë kur fëmija vonon të hedhë hapat e parë? A duhet të shqetësohemi në lidhje me këtë? Ja si përgjigjet specialistja e zhvillmit të fëmijëve Sara Convertini.
Kur fëmija nuk është ende duke hedhur hapat e parë
Në momentin që fëmija nuk paraqet probleme të tjera në zhvillimin fizik dh mendor, kjo do të konsiderohet si diçka jo shqetësuese, pasi cdo fëmijë ka zhvillimin e tij personal. Prindërit duhet të përpiqen ta ndihmojnë fëmijën për t’u ngritur në këmbë dhe kjo mund të bëhet duke e mbajtur nga krahët, duke e stimuluar të qëndrojë për një kohë më të gjatë në dysheme, sipër të cilës duhet të vendoset një tapet i trashë në mënyrë që edhe nëse rrëzohet të mos lëndohet.
Po përdorimi i rrethores?
Do t’ju këshillonim ta përdornit sa më pak të jetë e mundur, e kundërta mund të ndodhë nëse fëmija ka një peshë trupore të madhe për moshën dhe gjatësinë e tij. Rrethorja nuk do ta lejojë fëmijën të eksplorojë realitetin e ambjentit që e rrethon në mënyrën e duhur. Idealja do të ishte që në dysheme të vendosnit shumë lodra me ngjyra të cilat do të ngjallnin kuriozitet tek fëmija, gjë e cila do ta “detyrojë” të shkojë t’i marrë. Nëse fëmija duket se ka edhe vonesa të tjera në zhvillim, apo paraqet shenja të një patologjie, duhet të flisni sa më parë të jetë e mundur me mjekun e fëmijës në mënyrë që t’ju udhëzojë për më tej.

Lexoni edhe: Ta perdorim rrethoren apo jo? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X