Si te zgjedhim bebelinat e duhura?

0 0

Të qënit prindër kërkon një përgjegjësi të madhe në marrjen e shumë vendimeve si edhe në bërjen e disa zgjedhjeve, dhe këtu do të përfshihet edhe zgjedhja e bebelinave të duhura. 

Cilat janë bebelinat më të mira për bebet?

Nuk është e vërtetë që të gjitha bebelinat janë njësoj, dhe për këtë arsye ju duhet të keni kujdes në momentin që do të bëni blerjen e tyre. Ja çfarë duhet të keni parasysh:

  • Të gjitha bebelinat në përgjithësi ofrojnë një mbajtje të mirë të urinës dhe feçeve, por ju duhet të keni kujdes në lidhje me mbrojtjen që ato ofrojnë. Nëse lëkura e fëmijës është shumë delikate dhe irritohet menjëherë duhet të përdorni vetëm marka të njohura bebeliash, të cilat janë më delikate për lëkurën. Nëse lëkura e fëmijës është më e tolerushme mund të përdorni edhe bebelina në ofertë, marka e të cilave është më pak e njohur.
  • Bebelinat me bazë aloe vera janë alternativa më e mirë, sidomos në rast alergjie dhe skuqje.
  • Bebelina duhet të jetë gjithmonë në masën e duhur, dhe nëse masa do të ishte 1-2 kg më e madhe nuk paraqet asnjë problem. E rëndësishme është që bebelina të mos shtrëngojë asnjëherë barkun e fëmijës.

Si ta kuptojmë kur është masa e duhur?

Vendosni gishtin tregues midis barkut dhe bebelinës, nëse ka pak hapësirë liroheni, nëse kuptoni që nuk keni ku ta lironi më ndryshoni numrin e tyre, pra e merrni një më të madh.

Në rastin personal, mjeku pediatër më këshilloi përdorimin e bebelinave “Pampers Progressi”, kjo pasi sigurojnë një përthithje shumë të mirë të urinës dhe feceve, duke i mbajtur ato larg lëkurës së fëmijës.

Lexoni dhe: Sa herë në ditë duhet të ndryshohet bebelina e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X