Vaksinimi kunder fruthit, situata konsiderohet alarmante!

0 0

Sipas qendrës së epidemiologjisë së Institutit Shëndetësor në Itali, rreth 10% e fëmijëve janë të pa vaksinuar kundër fruthit. Sipas tyre prindërit duhet të dinë se nuk bëhet fjalë vetëm për një problem në lëkurë.
Jo vetëm çështje lëkure
Fruthi është një sëmundje infektive akute që prek fëmijët. Ajo shoqërohet me shpërthime në lëkurë, temperaturë, kollë të thatë, sekrecione nga hundët, ftohje, konjuktivit. Nëse në disa raste nuk ka pasoja të rënda, në disa të tjera mund të shkaktojë komplikacion në rrugët e frymëmarrjes, si edhe probleme neurologjike si për shembull encefalit.
Është ngjitëse
Nga një rast i vetëm mund të shpërthejë epidemia, kjo edhe për shkak të mungesës së simptomave në fazën e inkubimit. Mënyra më e mirë për të parandaluar atë është vaksinimi.
Situata aktuale
Sipas ekspertëve vaksinat e mbrojnë fëmijën dhe nuk janë më të dëmshme se medikamentet e tjera. Edhe pse teori të ndryshme që janë hedhur nuk janë të provuara ende me faktë shkencore, shumë prindër refuzojnë të vaksinojnë fëmijët. Në ditët e sotme 1 në 10 fëmijë është i pa vaksinuar në disa vende të zhvilluara. Sipas tyre prindërt duhet të ndërgjegjësohen dhe të mendojnë për pasojat e sëmundjes në rast epidemie.

 

Lexo edhe:

Fruthi, me teper komplikacione nga sa e kishit menduar

Si te mbrojme femijet nga fruthi?

Si te veprojme ne lidhje me vaksinen MMR kur femija eshte alergjik nga veza?

Perse prinderit kane frike te vaksinojne femijet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X