Ushtrimet që ju ndihmojnë të rregulloni shikimin

0 0

Çdo ditë lexojmë dhe shohim shumë informacione. Kjo i tensionon shumë sytë tanë duke i bërë që të lodhen. Shumë probleme me shikimin vijnë për shkak të mbingarkesës së tyre dhe këto probleme përfshijnë sytë e thatë, skuqjen e syve apo edhe shikim të paqartë. Por ndonjëherë sytë kanë nevojë për pushim dhe disa ushtrime mund të na ndihmojnë me shikimin.

1.Mbyllini sytë. Mbajini kështu për 2 minuta, kjo ju ndihmon të përmirësohet qarkullimi i gjakut në kapakë.

2.Vizatoni një pikë në dritare. Zgjidh një objekt të largët jashtë dritares. Për disa sekonda, shikoni atë në distancë pastaj hidhini sytë sërish mbi pikën. Përsëriteni 5 herë.

3.Zmadhojini sytë. Uluni dhe qëndroni drejt. Zvogëlojini sytë për 5 sekonda pastaj përpiquni t’i hapni sa më shumë. Ky ushtrim forcon muskujt e qepallave, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në relaksimin e muskujve të syve.

4.Ngrohja e pëllëmbës. Mbyllini sytë për disa minuta dhe imagjinoni diçka të këndshme për t’u çlodhur. Pastaj vendosni mbi sy pëllëmbët e duarve derisa të ngrohen. Mbuloni sytë me duart tuaja. Pas një minute, hapini sytë.

5.Masazh. Me gishta, butësisht shtypni qepallat e sipërme. Pas 1-2 sekondave, hiqini gishtat nga qepallat. Përsëriteni 3 herë. Një masazh i tillë mund të përmirësojë qarkullimin e lëngjeve intraokulare.

6.Shpëlajini me ujë dy herë në ditë sytë. Në mëngjes, bëjeni me ujë të ngrohtë, pastaj të ftohtë. Në mbrëmje, bëni në mënyrë të kundërt, së pari me ujë të ftohtë, pastaj me të ngrohtë.

7.Ndiqni lëvizjet e thoit. Vendosni dorën para jush, ngrini gishtin lart dhe shikoni thoin e gishtit. Ngadalë afroni dorën në hundë dhe hiqeni atë përsëri. Përsëriteni këtë 10 herë.

8.Mbajini qepallat të mbyllura me forcë për 5 sekonda. Pastaj hapini sytë tuaj duke I përplasur qepallat. Përsëriteni 10 herë.

9.Bëni rreth me sytë. Ngadalë rrotulloni shikimin sipas një rrethi në drejtim të akrepave të orës. Përsëriteni 4 herë, më pas bëjeni 4 herë në drejtim të kundërt.

10.Flirtim”.Ngadalë lëvizni sytë nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të majtë. Përsëriteni këtë 6 herë.

11.Simboli i pafundësisë. Leviz sytë, duke ndjekur modelin e shenjës së infinitit. Filloni në qendër. Përsëriteni 3 herë.

Lexo edhe: Si ta dallojme nese femija ka probleme me shikimin

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X