Sapo shikimi i një fëmijë fillon të zhvillohet gjatë muajve të parë të jetës, fëmijët fillojnë të mendojnë se mënyra sesi ata e shikojnë botën është normale.
Ndaj problemet në lidhje me shikimin e fëmijëve janë më të vështira për tu dalluar se problemet e jashtme si për shembull, problemet e lëkurës. Megjithëse shumicës së fëmijëve u ekzaminohet shikimi në moshën 6 muajsh, në mënyrë që të dallohet ndonjë problem i mundshëm, ekspertët sugjerojnë kontrolle te okulisti edhe në moshën 1, 3 dhe 5 vjeçare për të ndihmuar në vëzhgimin e problemeve të ndryshme në lidhje me shikimin. Dhe ata kanë të drejtë pasi shpesh fëmijët të cilët kanë probleme me shikimin diagnostikohen gabimisht me probleme të sjelljen si dhe mund ta kenë shumë më të vështirë studimin në shkollë.
“Nëse duket sikur fëmija juaj ka vështirësi gjatë shikimit normalisht, u qëndron shumë afër gjërave, picërron sytë kur ka shumë dritë apo nuk arrin të shikojë një aeroplan në qiell dhe bën mimika të çuditshme në fytyrë kur mundohet të shikojë diçka, do të thotë se ai mund të ketë probleme me shikimin“, thotë Dr.David Wheeler, okulist pediatër nga “ Oregon Child Eye Care Associates”.
Për shumicën e fëmijëve shikimi mund të riparohet thjesht duke gjetur syzet e duhura, por disa probleme të tjera më të rralla si strabizmi apo sytë e kryqëzuar mund të kërkojnë dhe ndërhyrje kirurgjikale për tu riparuar.
Sapo prindërit të dallojnë simptomat apo thjesht të kuptojnë se ka diçka që nuk shkon me shikimin e fëmijëve të tyre, ata së pari duhet të bëjnë një vizitë te pediatri i cili është i trajnuar për të bërë ekzaminimin e syve dhe që mund të rekomandojë një vizitë më të specializuar te okulisti, gjithmonë nëse shikon ndonjë problem.
Prindërit duhet jo vetëm t’i vëzhgojnë por ndonjëherë edhe t’i “provokojnë” fëmijët e tyre. Kjo mund të bëhet duke i dhënë fëmijës diçka të vogël për tu fokusuar. Shumica e fëmijëve që kanë probleme me shikimin shpesh acarohen kur ju duhet të fokusohen në diçka të vogël, kjo është një shenjë që ju tregon se është koha për t’i bërë një vizitë te pediatri.
Disa nga shenjat e tjera që tregojnë se fëmija juaj ka problem me shikimin janë:
- I picërron shumë sytë;
- I fërkon shpesh sytë;
- E mban kokën nga njëra anë;
- Shmang leximin apo acarohet kur lexon;
- I ka sytë të kryqëzuar;
- Bënë mimika në fytyrë kur mundohet të përqëndrohet.
Lexoni dhe: Si te mbrojme syte e femijes?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu