Stomatologu që kujdeset për pamjen e jashtme zbulon 10 zakonet që duhet të kenë gratë për dhëmbë të bardhë

Një dentist që kujdeset për pamjen estetike për dhëmbët ka zbuluar 10 gjërat që bëjnë gratë me buzëqeshje verbuese për t’i mbajtur dhëmbët e tyre në mënyrë të përsosur të bardhë.




0 0

Dr Gamer Verdian është themeluesi dhe drejtori i një prej klinikave më të mëdha dentare të Sidneit, Dental Lounge dhe një ekspert kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve.

Kohët e fundit ai ka ndarë këshillat e tij kryesore për të mbajtur dhëmbët e bardhë si perla, si dhe ka shpjeguar disa gjëra të thjeshta që mund të përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve.

  1. Mos pini lëng limoni si gjënë e parë në mëngjes

Nëse jeni duke ndjekur tendencat shëndetësore, do t’ju thonë që fillimi i ditës me një gotë ujë të ngrohtë dhe limoni është domosdoshmëri.

Sidoqoftë, frutat agrume mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj pasi niveli i lartë i aciditetit mund të shkatërrojë smaltin.

“Ekspozimi i dentinës (indi i dendur kockor që formon pjesën më të madhe të një dhëmbi nën smalt) është një lajm i keq pasi mund të çojë në ndjeshmëri të dhëmbit dhe njollosje të tij” tha Dr Verdian.

‘Pas konsumimit të ushqimeve acidike, shpëlajeni gojën me ujë dhe shmangni larjen e dhëmbëve tuaj për 30 minuta në mënyrë që smalti të ketë kohë të rivlerifikohet.’

  1. Frymëzohuni nga njerëzit e famshëm

Kur bëhet fjalë për dhëmbët, mos kini frikë t’i drejtoheni njerëzve të famshëm për frymëzim.

Sipas doktor Verdian, buzëqeshjet e Blake Lively dhe Candice Sëanepoel janë dy nga gratë e famshme që njerëzit përpiqen shumë t’i ndjekin për dhëmbët e tyre.

“Teknologjia e re e skanimit dixhital bën që ne të kopjojmë buzëqeshjen e tyre të shkëlqyeshme me saktësi ekstreme,” tha ai.

  1. Mos u mbështetni tek pasta e dhëmbëve me qymyr ose sode buke

Pasta e dhëmbëve me qymyr është bërë modë vitet e fundit për të zbardhur dhëmbët, por sipas ekspertit, problemi është se shumë pasta dhëmbësh qymyrguri nuk përmbajnë fluoride.

Dr Verdian tha se fluori është thelbësor për dhëmbët e shëndetshëm dhe ndihmon për të riparuar çdo dëmtim të dhëmbit para se të bëhet serioz.

“Soda e bukës është e popullarizuar, por është gjithashtu gërryese,” tha Dr Verdian duke shtuar “se nëse e përdorni atë çdo ditë, ju jeni duke veshur aktivisht smaltin tuaj.”

  1. Pini ujë i cili përmban fluorid

Dr Verdian tha se fluori është thelbësor për dhëmbët në çdo moshë dhe pirja e ujit të çezmës është një mënyrë lehtësisht e disponueshme, e përballueshme për t’i mbajtur dhëmbët të shëndetshëm.

“Profesionistët e shëndetit raportojnë se njerëzit kanë dhëmbë më të prishur në vendet ku uji nuk ka fluor”, tha ai.

  1. Zbardhini dhëmbët tek një profesionist.

Këto ditë ka një mori opsionesh kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve përfshirë dhe opsionet në shtëpi.

“Shumica e opsioneve në shtëpi thjesht nuk janë aq të forta sa të prodhojnë rezultatet wow që njerëzit duan,” tha Dr Verdian.

“Një trajtim zbardhimi tek një profesionist është më i shpejtë, më i sigurt dhe shumë më efektiv.”

  1. Kafe e thatë dhe verë e kuqe

Dr Verdian shpjegoi problemin me kafenë dhe verën e kuqe dhe nëse ato kishin një efekt ‘të dyfishtë të dobët’ në dhëmbë.

“Tanina( që gjendet në kafe dhe tek disa pije alkoolike) njollos dhëmbët dhe aciditeti dëmton smaltin.

Nëse pini një filxhan kafe ose një gotë verë, konsumojeni së bashku me një ushqim me pH të ulët si arra integrale ose djathë, pasi  mund të veprojnë si një pengesë për acidin”.

Për të minimizuar çdo problem  që mund të lindë, eksperti këshilloi që gjithmonë të shpëlani gojën me ujë më pas.

  1. Gjithmonë përtypni çamçakëz pa sheqer

Stomatologët, përfshirë Dr Verdian, besojnë se përtypja e çamçakëzit pa sheqer krijon pështymë, e cila vetë lufton prishjen.

“Përtypja e çamçakëzit pa sheqer për 20 minuta pasi të keni ngrënë mund të nxisë gojën tuaj të prodhojë më shumë pështymë,” tha ai.

“Kjo mund të ndihmojë në neutralizimin e sulmeve të acideve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve”.

  1. Kuptoni se si t’i lani siç duhet dhëmbët

Kur bëhet fjalë për larjen e dhëmbëve, shumë njerëzve veprojnë shpejt.

Dr Verdian tha që nuk është e rëndësishme vetëm t’I lani dhëmbët siç duhet, por gjithashtu të siguroheni që nuk po i lani shumë pasi një veprimi i tillë mund të dëmtojë smaltin.

Lexo edhe: 9 mënyra për të zbardhur dhëmbët në shtëpi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X