Hulumtimi i ri shkencor zbulon se ka një lidhje midis periodontit (një sëmundje që ndikon në mishrat e dhëmbëve) dhe cirozën e mëlçisë.
Hulumtimi fillon nga disa vëzhgime të bëra në të kaluarën, në të cilat ishte e mundur të zbulohej se si ciroza e mëlçisë përfshin një ndryshim në mikrobiotikën e zorrëve dhe të pështymës te pacientët që vuajnë prej saj, duke shkaktuar sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe duke rritur rrezikun e komplikimeve për shkak të cirozës.
Ndër këto, një nga më seriozet është encefalopatia e cirozës e cila shkakton një akumulim të toksinave që arrijnë në tru duke shkaktuar defiçite njohëse, konfuzion dhe çrregullime të gjumit.
Gjatë eksperimentit u analizuan dy grupe vullnetarësh me cirozë dhe encefalopati, me periodontitis (problem i mishrave të dhëmbëve). Për rreth një muaj pacientët u monitoruan çdo ditë dhe vetëm një pjesë e tyre iu nënshtruan trajtimeve periodontale që lejuan të zgjidhnin problemin e dhëmbëve. Në fund të trajtimit grupi i fundit paraqiti një përmirësim në mikrobiotikën e zorrëve dhe të pështymës, por mbi të gjitha një ulje në inflamacion në organizëm. Sipas ekspertëve, kujdesi për dhëmbët gjithashtu çoi në përmirësimin e simptomave të cirozës.
Mikrobiotika e pështymës përbëhet nga grupi i baktereve që gjenden në gojë dhe në traktin gastrointestinal. Për ta mbajtur atë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, është e rëndësishme që të kujdeseni për higjenën tuaj orale. Një nga rregullat kryesore që duhet të ndiqni është të lani dhëmbët për të paktën dy minuta pas çdo vakti, duke ndryshuar furçën e dhëmbëve çdo tre muaj.
Lexo edhe: Melcia e dhjamosur, ja perfitimet nga perimet me gjethe jeshile
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu