Si te mesojme femijen te mos fleje duke pire gji?

0 0

Në më të shumtën e rasteve fëmijën e porsalindur e zë gjumi ndërsa është duke pirë gji, gjë e cila mund të ndodhë edhe nëse fëmija pi qumësht me biberon. Nëse fëmija mësohet që në ditët e para të jetës të flejë ndërsa është duke pirë gji, do të krijojë një lidhje shumë të fortë mes aktit te thithjes dhe atij të gjumit dhe më pas do të jetë shumë e vështirë që ai të flejë në mënyrë tjetër, pra do të kërkojë gjithmonë të flejë duke pirë gji.
Duke qënë se gjidhënia është akti më natyral i të ushqyerit të fëmijës, do të ndihmojë edhe në vënien në gjumë të tij, pra do ta bëjë atë më të lehtë. Ju duhet të dini se kjo është një mënyrë e gabuar e të vepruarit pasi fëmija gjatë gjumit kalon disa faza zgjimi, dhe ai do të kërkojë të flejë gjithmonë në të njëjtat kushte që ka fjetur në fillim. Pra nëse fëmija në momentin e mbrëmjes ka fjetur duke pirë gji të njëjtën gjë do të kërkojë sa herë të zgjohet gjatë natës. E mira është që ju ta mësoni fëmijën të flejë në mënyrë të pavarur, në mënyrë që edhe nëse zgjohet gjatë natës të mos ketë nevojë për ju, për t’u tundur, për gjirin etj. Kjo do të ndihmojë shumë për të bërë një gjumë më të mirë.
Por si mund ta mësojmë fëmijën të mos flejë në gji?
1. Kuptoni nevojat e fëmijës tuaj

Ju duhet të vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj në çdo moment në mënyrë që të kuptoni nevojat e tij, duke e bërë marrëdhënien mes jush më të lehtë. Provoni të kuptoni se cilat janë aktivitetet e tjera që mund të ndihmojnë atë të flejë gjumë më me lehtësi, duke evituar përdorimin e gjirit si instrument. Mund të jetë një masazh, mund të jetë një ninullë e kënduar nga ju, një banjo e ngrohtë para gjumit, pra ju duhet të krijoni një rutinë e cila duhet të përfshijë veprimet që fëmija juaj pëlqen, veprime që do ta bëjnë atë të flejë në mënyrë të pavarur dhe jo duke pirë gji.
2. E ndërprisni gjidhënien para se fëmija të bjerë në gjumë
Ashtu sic e përmendëm edhe më sipër fëmija sa herë zgjohet kërkon të bjerë sërish në gjumë në të njëjtat kushte që ka fjetur në fillim dhe për këtë arsye ju nuk duhet ta lejoni që ai të bjerë në gjumë ndërsa është duke pirë gji. Kjo mund të ndodhë më shpesh në mbrëmje pasi fëmija është më i lodhur, gjë që do të bëjë që ai të flejë ndërsa ka ende në gojë gjirin. Ju duhet të hiqni gjirin nga goja e fëmijës në momentin që ai është gati duke fjetur, por që sytë e tij ende nuk janë mbyllur përfundimisht, gjë të cilën duhet ta bëni me shumë delikatesë duke përdorur një gisht të dorës tuaj. Nëse fëmija juaj do të fillojë të qajë, gjë e cila do të jetë më e fortë gjatë ditëve të para duhet të provoni ta përkëdhelni dhe t’i afroni fytyrën tuaj në mënyrë që ai të vazhdojë të ndiejë prezencën tuaj edhe pse nuk është duke pirë gji.
3. Krijoni një rutinë të mirë gjumi

Një prej këshillave më të shpeshta që mund të dëgjoni në lidhje me gjumin e fëmijëve është ajo e vendosjes së një rutine të mirë, e cila do ta ndihmojë fëmijën tuaj të njohë veprimin pasardhës, si edhe të bëjë dallimin midis ditës dhe natës, edhe pse gjatë dy muajve të parë të jetës zgjimet e natës do të jenë shumë të shpeshta. Fëmijët kanë një ritëm cirkadian të ndryshëm nga ai i të rriturve duke bërë që ata të mos e njohin ndryshimin midis ditës dhe natës, dhe për këtë arsye duhet ta ndihmoni ju me anën e disa veprimeve specifike. Rutina juaj e paragjumit nuk duhet të përfshijë thithjen e gjirit apo biberonit në mënyrë që fëmija të mos e lidhë gjumin me thithjen.
4. Provoni disa alternative të tjera
Një prej tyre do të ishte favorizimi i një gjumi të mirë tek fëmija me anën e të ashtuquajturave “zhurmat e bardha”. Do të ishte mirë të mos përdornit lodra me muzikë pasi mund të çorientojnë fëmijën.
5. Provoni t’i vendosni çuçon

Duke qënë se fëmijët e vegjël kanë qejf të thithin duke qënë se kjo gjë i qetëson ata, ju mund t’i vendosni atij në gojë çuçon, gjë që është më mirë të bëhet pas javës së 6-të të jetës, kjo për t’i dhënë mundësinë fëmijës të thithë mirë gjirin për të krijuar një prodhim të mirë të qumështit të gjirit. Pasi e shikoni se fëmija juaj është ngopur dhe kërkon sërish gji vetëm për të thither ju duhet t’i vendosni atij cucon. Një gjë e tillë do të favorizojë një gjumë më të qetë për të dhe për ju.
Në vija të përgjithshme këto janë disa nga mënyrat që do t’ju ndihmojnë të mos e mësoni fëmijën të flejë i varur nga thithja e gjirit, megjithatë është shumë e rëndësishme të mësoni të njihni nevojat e fëmijës tuaj në mënyrë që t’i përshtasni këto këshilla në varësi të tyre. Mbani mend se cdo fëmijë është i ndryshëm dhe për pasojë edhe kërkesat e tij.

Lexo edhe: Si te vendosim nje rutine te mire tek femija?
Lexo me shume:Si te mesojme femijen te pranoje cucon?
Lexo per me shume: Gjumi i femijes, ja eksperienca e nje nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X