Si te vendosim nje rutine te mire tek femija

0 0

Të vendosësh orare fikse tek fëmija mund t’jua lehtësojë jetën, por si duhet ta filloni? Ja guida e cila tregon 6 hapat që do t’ju duhet të ndiqni për të stabilizuar një rutinë të mirë tek fëmija juaj.
Fëmija duhet të ketë një rutinë që në moshë të vogël

Fëmija duhet të ketë një rutinë të caktuar, sidomos në mbrëmje. Ai duhet të lahet në një orar të caktuar, të ushqehet dhe më pas të vendoset në gjumë. Kjo nuk përbën një trajnim gjumi dhe për pasojë duhet të fillohet që në moshë të vogël. Fëmija duhet ta kuptojë kur vjen momenti i gjumit dhe për këtë asgjë sdo të ishte më e mirë se një rutinë. Më pas, rreth moshës 3-4 muajshe, fëmija duhet të fillohet të mësohet të fleje vetë.

I mësoni fëmijës diferencën midis ditës dhe natës

Shumë fëmijë e ngatërrojnë ditën me natën dhe për këtë arsye vendosja e një rutinë që do t’a mësonte të kuptonte ndryshimin do të ishte shumë e nevojshme. Gjatë ditës ju duhet ta mbani shtëpinë shumë të ndriçuar, me zhurmë (për shembull zhurma e televizorit) dhe duhet që fëmijës t’i flisni sa herë e ushqeni. Ndërsa gjatë natës duhet të mbani qetësi dhe të mos i flisni fëmijës ndërsa i jepni për të pirë. Nëse fëmija ka një moment kryesor gjumi gjatë ditës duhet t’i krijoni një ambient pa shumë dritë. Ai kështu do të kuptojë se nata është për të fjetur, ndërsa dita për të luajtur dhe shëtitur.

Mësoni të kuptoni sinjalet e fëmijës

Ka shumë mënyra për të mësuar si të vendosni një orar të caktuar gjumi tek fëmija, por asnjë mënyrë nuk mund të jetë më efikase se sinjalet që vetë fëmija ju jep, gjë e cila do të bëhet një guidë shumë e rëndësishme për ju. U duhet ta ushqeni fëmijën tuaj para se ai të fillojë të irritohet si pasojë e urisë, apo ta vendosni të flerë para se ai të tejlodhet dhe për pasojë të rezultojë më e vështirë vendosja në gjumë.

Orari i fëmijës duhet të jetë gjëja primare në jetën tuaj

Nëse po ndiqni një program për të vendosur orar në jetën e fëmijë stuaj, kjo duhet të jetë primare të paktën gjatë javëve të para, dhe për këtë asrye nuk duhet të devijoni në asnjë mënyrë nga rutina qoftë edhe nëse jeni me pushime, të cilat zakonisht ndikojnë negativisht në vendosjen e rutinës tek fëmija. Nëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme nga fillimi i zbatimit të programit dhe fëmija duket se është mësuar me rutinën e vendosur, mund ta ndryshoni rrjedhën e një pasdite, gjë e cila nuk do të ndryshonte zakonet e fituara të fëmijës.

E përshtatsni rutinën në varësi të ndryshimeve që fëmija pëson me rritjen

Me rritjen fëmija ka nevojë të ndjekë një rutinë të re, të përshtatshme me nevojat e tij për gjumë, argëtim dhe ushqim. Nëse ai fillon të shfaqë më shpesh uri, apo të zgjohet më shpesh gjatë natës, do të thotë se ka nevojë për ndryshimin e rutinës së ushqyerjes dhe gjumit. Ai mund të ketë nevojë për më pak gjumë gjatë ditës dhe për më shumë lojë dhe stimulim. Me ndryshimin e moshës së fëmijës duhet të ndryshojnë edhe oraret e tij.

Mos prisni perfeksion

Ndonjëherë prindërit pretendojnë që me ndjekjen e një orari të përditshëm, fëmija i tyre do të funksionojë si një orë me kurdisje, do të haje pa kaluar asnjë minutë më shumë, do të flerë në pot ë njëjtën mënyrë etj. Ju duhet të dini se fëmija një ditë mund të mos e bëjë një dremitje gjatë ditës, mund të dojë të hajë një vakt më shumë e kështu me rradhë, sepse e tillë është edhe jeta, një ditë mund ta kalojmë në shtëpi, një ditë do të jemi me pushime, do të dalim për një shëtitje etj.

Lexoni edhe: Si të menaxhoni ndryshimin e rutinës së fëmijës?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X