Nëse do të jeni në gjendje të kuptoni sinjalet e tij, do të jeni në gjendje edhe t’i përgjigjeni në mënyrën e duhur nevojave që ai ka. Ja si të kuptoni sinjalet që një i porsalindur ju jep…
Nëse fëmija qan me ritme të njëjta shoqëruar me dridhje të buzëve, kthen kokën për të kërkuar gjirin, apo thith duart, ka uri.
Nëse fëmija grindet apo qan pak gjatë pirjes me siguri ka pak ajër në bark që e bezdis. Në këtë rast duhet të ndërprisni gjidhënies për t’i bërë një masazh në bark apo për ta bërë të gromësijë.
Kur gjymyrët e fëmijës shtrëngohen, trupi forcohet, duhet ta ktheni atë përmbys për të nxjerrë ajrin.
Pulitja e syve si edhe vendosja e duarve në sy tregojnë se ai është tepër i lodhur. Mund të jetë njëkohësisht edhe nervoz.
Nëse sytë janë tepër të hapur, shikimi largohet nga objektet që ndodhen pranë, gjymtyrët paraqiten tepër nervoze, dhe koka largohet nga drita, fëmija mund të jetë duke marrë shumë stimuj.
Kur shikimi i fëmijës nuk është i përqëndruar dhe ai grindet, duhet të ndryshoni “skenarin” e pamjes që fëmija është duke marrë.
Faqet e skuqura si edhe frymëmarrja e rënduar tregojnë se fëmija ka vapë edhe pse duart e tij mund të jenë të ftohta si pasojë e një qarkullimi jo të maturuar periferik. Me shumë mundësi në këtë rast edhe qafa do të jetë e djersitur.
Nëse fëmija qan dhe i dridhet buza e poshtme ai ju komunikon se ka ftohtë.
Grushtat e mbyllur janë tipikë për të porsalindurit, megjithatë mund të jenë edhe një shenjë stresi apo urie.
Të qarat që qetësohen sapo dëgjojnë zërin e nënës tregojnë se ai ka nevojë për të dhe me siguri do të qetësohet sapo ajo ta marrë në krah dhe ta përkëdhelë pak.
Lexoni edhe: Pse eshte e nevojshme tu pergjigjesh te qarave te bebit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu