Çuço shërben për të qetësuar të qarat e vazhdueshme të fëmijës si edhe për ta bërë atë të flejë më i qetë, por jo gjithmonë fëmija e pranon menjëherë këtë “trup” të huaj që nëna i propozon, duke e bërë shumë të vështirë proçesin. Në përgjithësi fëmijët që ushqehen me gji e kanë më të vështirë të pranojnë të thithin çuçon krahasuar me ata fëmijë që ushqehen me biberon. Për t’ju ardhur në ndihmë nënave që kanë dëshirë ta mësojnë fëmijën të mbajë çuço, por që ai refuzon kemi përgatitur këtë guidë.
Ja cfarë duhet të bëni, këshilluar nga nënat për nënat:
– Sigurohuni të keni në shtëpi çuço me materiale dhe forma të ndryshme
Ju duhet të provoni t’i ofroni fëmijës çuçon në fillim prej materiali silikon, pasi është më higjenik dhe më pas nëse fëmija nuk e pranon mund të provoni edhe me çuço prej llastiku. Gjithashtu ju krahas materialit duhet të provoni edhe forma të ndryshme derisa të gjeni të përshtatshmin për fëmijën tuaj.
– E mbani në krah
Një nënë njëherë na shkroi se pasi provoi disa mënyra për t’i mësuar çuçon fëmijës, të gjitha të dështuara, e gjeni një të përshtatshme me anën e së cilës fëmija i saj e mësoi çuçon brenda 5-6 ditësh. “Pasi kisha dy muaj që provoja pa fund por pa rezultat e mora fëmijën në krah dhe e shtriva duke i futur biberonin gënjeshtar në gojë. Duke e mbajtur fëmijën shtrirë e mbështeta pas gjoksit tim në mënyrë që ai të shërbente si një mbështetëse për çuçon. Kjo si fillim, në momentin që e vija në gjumë, më pas ai e mësoi dhe nuk ishte më e nevojshme ndihma ime”.
– Përdorimi i mjaltit
“Kur linda fëmijën e parë të gjithë më thoshin të përpiqesha ta bëja ta pranonte çuçon dhe ai më shumë e shtynte. Ndërsa një ditë një person i afërm më tha të provoja ta lyeja me mjalt. Sigurisht që nuk e bëra! Fëmija deri në dy vjec nuk duhet të fusi mjaltë në gojë për shkak të rrezikut të alergjisë, si edhe për shkak të shfaqjes së kariesit dentar në momentin e daljes së dhëmbëve. Kështu nëna personalisht ju këshilloj të mos provoni gjëra të ëmbla tek fëmija edhe nëse bëhet fjalë për të mësuar një objekt aq qetësues”.
– Përdorimi i një shurupi të posaçëm
“Pediatri i vajzës më këshilloi të përdorja një shurup të posaçëm më shijë molle për të lyer çuçon. Mjaftuan disa herë dhe fëmija im nuk e lëshoi më”.
– Tommy Tippee
“Pasi provova plot 12 lloje të ndryshme biberosh fallco dikush më sygjeroi të blija një të firmës TommyTippee. Ky biberon u bë shumë i dashur për fëmijën tim pasi kishte formën e thithit të gjirit”.
– Chicco physio
“Vajzën e linda në maj dhe muaji i parë kaloi pa mundur t’ja mësoja dot çuçon. Një ditë shkova në farmaci dhe vura re një biberon fallco të firmës chicco, tipi physio. Thashë ta provoja pasi nuk humbja gjë dhe kështu bëra. Sapo u ktheva në shtëpi e provova dhe vajza ime filloi të thithte çuçon me sa fuqi kishte. Puna më e vështirë tashmë ishte kryer”.
– E lyeni me qumësht
“Fëmija im nuk mund të them se e refuzonte totalisht çuçon, por as nuk mund të them se e mbante gjatë. Pasi ja vendosja në gojë, e thithte për pak minuta dhe më pas e pështynte. Një ditë vendosa t’ja lyeja të dy anët e gojës dhe çuçon me qumështin tim dhe më pas ja ofrova. Kjo ishte dita e fundit që hasa vështirësi”.
Lexoni edhe: Eshte me mire qe femija te perdore gishtin apo biberonin fallco?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu