Roli i biberonit fallco

0 0

Refleksi i thithjes është një prej reflekseve më natyrale të fëmijës. Ajo është e lidhur me nevojën për t’u ushqyer dhe për pasojë të mbijetesës dhe rritjes. Për të “kënaqur” dëshirat e fëmijës për të thithur edhe kur nuk ka nevojë për ushqim, por thjesht për qetësi, mund t’ju vijë në ndihmë biberoni gënjeshtar.

Roli i biberonit fallco

Nevoja e thithjes është e ndryshme nga fëmija në fëmijë. Disa fëmijë do të bëjnë thithje bosh edhe ndërsa nuk janë duke pirë, dhe madje edhe në gjumë. Fëmijët që ushqehen me gji thithin më gjatë si edhe në mënyrë më intensive, dhe për pasojë do të kenë më pak nevojë për të thithur “bosh”, dhe ndryshe ndodh me fëmijët që ushqehen me qumësht biberoni. Pirja e qumështit (15-20 minuta) me biberon nuk do të jetë e mjaftueshme për të kënaqur nevojat e tij të thithjes dhe për pasojë ai do të ketë nevojë të thithë sërish.

Ja si do të bëhet prezantimi i biberonit fallco

Në momentin që fëmija do të ketë përfunduar së thithuri do të filloj të mos ndihet i qetë dhe në këtë moment ju mund t’i vendosni atij çuçon. Nëse ju nuk përmbushni nevojat e tij për thithje ai do të fillojë ta bëj këtë duke futur në gojë gishtin e madh të dorës, apo një gisht tjetër, cepin e jastëkut, një arush etj. Dhe në këtë moment fillon edhe “beteja” e prindërve për t’i larguar fëmijës këto vese. Frika për mbytje është e madhe, por nëse fëmija e bën një zgjedhje të tillë t’ja heqësh do të jetë e vështirë.

Idealja do të ishte që fëmija të thithte biberonin fallco, por edhe nëse ai thith gishtin e dorës, dhe kjo tashmë është kthyer në një nevojë, nuk duhet të nguteni. Me kalimin e kohës ai do ta heqë këtë ves, sigurisht edhe me ndihmën tuaj.

Lexoni edhe: Pastrimi i cucos gabimi me i madh qe bejne nenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X