Pastrimi i cucos, gabimi me i madh qe bejne nenat

0 0

Biberoni fallco është një prej objekteve që fëmijët duan më shumë dhe në disa raste e kanë të vështirë ta largojnë. Por ndonjëherë mund të ndodhë që ai të bjerë në tokë dhe nëna të mos ketë mundësi ta dizinfektojë duke qënë se është jashtë shtëpisë. Në jo pak raste ajo tenton ta pastrojë atë duke e futur në gojën e saj, në mënyrë që të largojë papastrëtitë, por a ndodh vërtetë kështu?

Situata është konfliktuale

Studiues të ndryshëm kanë kundërshtuar për vite me radhë njëri-tjetrin duke nxjerrë argumenta të ndryshëm. Por rezultati përfundimtar ka qënë vetëm një: kjo gjë është e gabuar dhe këto rezultate do të mbështeten edhe nga një numër shumë i madh mjekësh pediatër.

Përse të pastrosh biberonin në gojë është e gabuar?

Kjo është e gabuar edhe kur bëhet fjalë për nënën. Pështyma përmba shumë mikrooganizma dhe nëpërmjet saj mund të transmetohen shumë viruse dhe baktere. Nëse ju si nënë do të fusni biberonin e fëmijës në gojë do ta fusni në kontakt me pështymën dhe për pasojë do të rritet mundësia e transmetimit të sëmundjeve virale dhe bakteriale, të cilat mund të shfaqen edhe disa ditë më pas. Ana më e rrezikshme lidhet me faktin se të vegjlit kanë një sistem imunitar jo të maturuar në mënyrën e duhur dhe ndërkaq organizmi i tyre nuk mund të luftojë disa viruse dhe bakterie që janë karakteristikë e të rriturve. Është e vërtetë që infeksionet e të rriturve mund të transmetohen tek fëmija edhe nëpërmjet mënyrave të tjera, megjithatë kjo praktikë do të rriste edhe më shumë rrezikun, prandaj duhet të evitohet në mënyrë kategorike.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X