Gjumi i femijes? Ja eksperienca e nje nene

0 0

Që në ditën e parë pasi jam kthyer në shtëpi jam përpjekur të krijoj një rutinë të mirë për fëmijën tim, e cila sigurisht që gjatë muajve të parë nuk do të përfshinte të ushqyerin me orar, duke qënë se fëmijën e kisha me gji. Mund t’ju them se kjo është një mënyrë të vepruari që do t’ju vijë shumë në ndihmë, ose të paktën kështu ka ndodhur me mua. Ajo që dua të theksoj është se i gjithë procesi do ta bëjë fëmijën që të kuptojë veprimin që pason, pra edhe atë të gjumit.

Gjumi, një proces shumë problematik për fëmijët e vegjël, të cilët duket se nuk kanë aftësitë e duhura ta bëjnë këtë pa ndihmën tonë. Por ndoshta po mendoni ku konsiston kjo ndihmë? Pikërisht këtu qëndron i gjithë sekreti i rutinës së përditshme. Duke bërë veprime të njëjta në të njëjtën kohë, cdo ditë, fëmija do të mësohet dhe do ta ketë më të thjeshtë të kuptojë cfarë do të ndodhë më pas. Mund t’ju them se në fillim është pak e vështirë ta bëni fëmijën të flejë gjumë në të njëjtën orë, megjithatë rreth muajit 5-6 mund t’ja arrini, ose më saktë unë ja kam arritur.

Ja si është një ditë e fëmijës tim tashmë 11 muajsh.

  • 7:00-7:30 zgjimi, larja e fytyrës, ndërrimi i bebelinës, veshja;
  • 08:00 ushqyerja;
  • 08:10-10:00 kohë e kaluar në shtëpi duke luajtur;
  • 10:00-11:30 dremitja e paradites;
  • 11:30-12:45 kohë e kaluar në shtëpi;
  • 12:45 ngrenia e drekës;
  • 14:00-16:15 gjumi i drekës (ka raste që zgjat edhe më pak ose më shumë);
  • 16:45 ngrënia e frutave;
  • Mbasditja e kaluar në mënyra të ndryshme, të cilat përfshijnë edhe shëtitjet;
  • 20:00 ngrënia e darkës;
  • 20:30 larja e fëmijës (banjë komplet);
  • 20:45 pirja e qumështit;
  • 21:00 ora e gjumit!

Më duhet t’ju theksoj se fëmijën e vendos në shtratin e tij dhe më pas shtrihem në shtratin tim duke mos i folur apo tundur, pra duke e lënë të qetë të flejë vetë. Kjo është një mënyrë që më ka sjellë në përgjithësi netë të qeta me të dy fëmijët tim. Sigurisht që edhe unë kam pasur netët e kaluara me shqetësime, pasi janë fëmijë të vegjël dhe mund të kenë dicka që i mundon, por në përgjithësi ndodh që nata të jetë e qetë, me 2 zgjime për të pirë dhe pastaj sërish në gjumë.

Nëna! Jo pa qëllim e ndava eksperiencën time me ju. E bëra këtë për t’ju treguar dhe theksuar atë që ndoshta shumë herë është përfolur në lidhje me gjumin e fëmijës. E mësoni atë të flejë pa një kusht të caktuar, pa gjirin në gojë, pa e tundur, pa e marrë në krah etj. Sigurisht që rreth kësaj teme mund të flasim pafund, por cdo nënë duhet të mësojë të kuptojë nevojat e fëmijës, duke eleminuar sjelljet që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit të tij.

Lexoni edhe: Si te vendosim nje rutine te mire tek femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X