Si të mbrojmë lëkurën e fëmijës nga i ftohti?

0 0

Kremi hidratues, rrobat e pambukta dhe shmangia e djersitjes janë mënyrat më të mira për të mbrojtur lëkurën e fëmijës suaj, që në dimër rrezikon të thahet e të dehidratohet nga i ftohti.

Kremi hidratues për lëkurën në të ftohtë

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet acarimit dhe të ftohtit sidomos fytyrës dhe duarve të të gjithë fëmijëve, sepse siç shpjegon dermatologu El Hachem, “lëkura e fëmijëve është shumë delikate dhe i ftohti e bën më të thatë se zakonisht. Është mirë që të përdorni kremin hidratues të paktën një herë në ditë”. Nëse fëmija vetë ka lëkurë të thatë, është mirë të hidratoni atë tri herë në ditë, shpjegon eksperti.

Pambuk mbrojtës për lëkurën

Veshjet sintetike, të lehta për tu larë dhe të thata, shpesh janë të dëmshme për lëkurën e fëmijëve. Kujdes edhe leshi, i cili mund të irritojë. Pambuku është më i miri për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e fëmijës. Ekspertët këshillojnë t’i kushtoni vëmendje të veçantë qafës dhe faqeve sepse janë zona shumë delikate.

Shmangni djersitjen e lëkurës

Edhe në dimër, mos harroni se fëmijët nuk duhet të mbulohen shumë: as gjatë natës, as gjatë ditës në mënyrë që të mos djersiten shumë. I nxehti i tepërt acaron lëkurën, shkakton kruajtje përveç rrezikut të dehidratimit.

Kremi hidratues në lëkurë të lagur

Nëse kremi hidratues zbatohet në lëkurë pak të lagur, ajo thith më shumë dhe është më efektive.

Lexo edhe: Me thuaj cfare lekure ka bebi yt te te them si ta trajtosh!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X