Me thuaj cfare lekure ka bebi yt te te them si ta trajtosh!

0 0

Fëmija është mjaft aktiv edhe në lindje ndaj lodhja që ai përjeton gjatë këtij proçesi pasqyrohet edhe në lëkurën e tij, për këtë arsye jo të gjithë fëmijët kanë lëkurë të njëjtë. Tipi i lëkurës së fëmijës nuk mund të përcaktohet pa kaluar të paktën 48 orë nga lindja.

Si ta kuptoj çfarë lëkure ka fëmija im?

• Lëkura e thatë- nuk është e njëjtë. Në disa zona shfaqet më e fortë, e thatë.
• Lëkura e ndjeshme- nuk ka ngjyrë uniforme, dhe në disa zona shfaqet e kuqe ose me njolla pak a shumë të gjera.
• Lëkura me luspa- nuk është kompakte. Qelizat e sipërme thahen dhe ngrihen duke formuar disa zona të forta.
• Lëkura atopike- nuk është homogjene, është e kuqe, me luspa dhe në këto zona shfaq ndjesi të mëdha kruajtje.

Si ta trajtoj lëkurën e fëmijës?

Lëkura e thatë: ka nevojë për shumë hidratim. Evitoni sapunët dhe përdorni vajrat natyralë. Edhe detergjenti larës duhet të jetë me përmbajtje vaji. Edhe masazhet me vaj janë tepër të këshillueshëm.

Lëkura e ndjeshme: njollat që shfaqen zakonisht largohen brenda disa orëve dhe lëkura normalizohet me rritjen. Ajo duhet të lahet shpesh për ta liruar nga toksinat dhe për ta ushqyer në thellësi. Duhet të ushqehet me një krem mbrojtës dhe ushqyes, që aplikohet kryesisht në përthyerjet e gjymtyrëve, në zonën e bebelinës dhe në zonat e ekspozuara nga djersa si fytyra, zona rreth buzëve, dhe qafa. Fëmija duhet të veshë vetëm veshje me fibra natyrale (edhe në dimër). E fshini shpesh djersën dhe e ndërroni shpesh bebelinën duke përdorur gjithmonë krem. Evitoni pudrën. Higjena e lëkurës duhet të jetë maksimale.

Lëkura me luspa: vaji është zgjidhja më e mirë që siguron një zbutje dhe qetësim të luspave të lëkurës.

Lëkura atopike: fëmija mund të jetë i ndjeshëm edhe ndaj disa ushqimeve, dhe zakonisht dermatiti atopik është diçka gjenetike por mund të shfaqet edhe si një formë alergjie. Në këtë rast duhet të flisni me mjekun i cili do të japë mjekim në varësi të gjendjes së fëmijës.

Lexoni edhe: Llojet me te shpeshta te irritimeve te lekures se femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X