7 mënyra për të trajtuar lëkurën e thatë në dimër

0 0

Moti i ftohtë dëmton shumë lëkurën, por ka disa mënyra për ta trajtuar atë.

7 mënyra për të trajtuar lëkurën e thatë në dimër

“Luftoni” të ftohtin

Ajri i ftohtë e i thatë i muajve të ftohtë të dimrit bën që uji në lëkurën tuaj të zhduket më shpejt. Sipas shkencëtarëve, lëkura në dimër humb 25% të aftësisë së saj për të qëndruar e hidratuar, duke u bërë më e thatë dhe e ashpër. Ju mund ta reduktoni këtë thatësi të lëkurës, duke u përpjekur ta mbuloni sa më shumë, si për shembull me dorashka apo shall.

Kontrolloni lagështinë e ajrit

Edhe nëse kaloni më shumë kohë  brenda në nxehtësi, lëkura sërish thahet. Përpiquni të kontrolloni lagështinë e ajrit dhe të përdorni produkte që e balancojnë atë.

Shmangni dushet shumë të nxehta

Sa më e lartë të jetë temperatura e ujit kur bëni dush, aq më shumë do ia hiqni sasinë e yndyrës lëkurës, duke e lënë atë të thatë. Përpiquni të mos e zgjasni dushin më shumë se 10 minuta dhe të laheni me ujë të vakët, jo shumë të nxehtë.

Kremi hidratues

Hidratimi i lëkurës me kremra është mënyra më efektive për të trajtuar thatësinë e saj. Momenti më i mirë për ta aplikuar është 10 minuta pas larjes, kur poret e lëkurës suaj janë ende të hapura.

Ndërroni larësin

Një nga shkaqet kryesore të tharjes së lëkurës është larësi jo i duhur. Zgjidhni një larës pa shumë kimikate dhe pa shumë aromë.

Shmangni rrobat e leshta

Materialet si leshi mund të acarojnë lëkurën e thatë e të ndjeshme. Zgjidhni rroba më të buta, për shembull të pambukta.

Hidratohuni

Gjatë dimrit kemi më pak etje për ujë, por kjo nuk do të thotë se trupi nuk ka nevojë për lëngje. Pini rregullisht ujë dhe lëngje të tjera, si dhe hani fruta edhe nëse nuk keni etje për ujë.

Lexo edhe: Çfare duhet te kemi cdo dite ne tryeze per nje lekure te shendetshme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X