Masazhet dëmtojnë lëkurën e foshnjës, ja çfarë duhet të bëni

0 0

 

Lëkura e foshnjës nuk duhet të pastrohet shumë për të mos e privuar nga mikrobet “e mira” që rrezikojnë të eliminohen nga higjiena e tepërt. Ekspertët rekomandojnë të përdoren vetëm produkte të veçanta. Shkurtimisht, nëse teprohet, higjiena është më e dëmshme se e dobishme.

Një ekuilibër delikat

Studimi i fundit mori në konsideratë shumë nga studimet në literaturën shkencore lidhur me shëndetin e lëkurës së fëmijëve. Qëllimi ishte për të kuptuar faktorët që ndikuan pozitivisht dhe cilat kishin ndikim negativ. Në veçanti, u përqendruan në rolin e higjienës. Sipas ekspertëve, hulumtimi i bërë në këtë çështje konfirmon se edhe në organizëm të më të vegjëlve jetojnë bakteret e mira dhe bakteret e këqija, pak a shumë të balancuara me njëra-tjetrën.

Bakteret e dobishme

Në vitet e fundit, në veçanti, është vërejtur rritja e një grupi të caktuar të baktereve, të cilat kryejnë një seri veprimesh të dobishme. Duket se, ndër të tjera, ato marrin pjesë në prodhimin e acidit laktik dhe ceramidës mbrojtëse për lëkurën. Por higjiena e tepërt dhe masazhet e praktikuara nga nëna dhe babai ka gjasa të krijojnë dëm në këtë kuptim.

Vetëm produkte specifike

Sondazhi zbuloi se prindërit duhet t’u kushtojnë vëmendje të madhe produkteve që përdorin për kujdesin e fëmijëve. Disa nga detergjentet që përdoren zakonisht, në fakt, ndryshojnë bilancin mikrobik. Në veçanti, surfaktantet polimerike, detergjentët agresivë, dhe disa kremra hidratues nuk  janë të duhurit. Sipas ekspertëve, për të respektuar florën bakteriale që po formohet, është e nevojshme të përdoren produkte shumë delikate, siç janë ato të projektuara posaçërisht për fëmijët.

Me pak fjalë

Sipas studimit, nënat, përmes disa zakoneve të kujdesit për foshnjat, si higjiena dhe masazhet, mund të transmetojnë disa mikrobe të këqija tek ata.

Lexo edhe: Si ndikon higjiena ne zhvillimin fizik te femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X